Topi kritika Qeverisë: “Zonat malore, jo në plan dytësor”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kërkon më shumë vëmendje për zonat e veriut të Shqipërisë. Kreu u Shtetit, i cili mori pjesë në Konferencën për Zhvillimin e Zonave Malore në qytetin e Pukës, kërkoi një bashkëpunim më të madh mes pushtetit qendror dhe atij vendor për zhvillimin e këtyre zonave. Duke vënë në pah vlerat e vendit tonë, Topi theksoi se është i domosdoshëm promovimi turistik i resurseve dhe prodhimeve të zonës, të cilat janë të pëlqyeshme duke qenë prodhime bio. Presidenti Topi theksoi gjithashtu edhe faktin se rruga Durrës-Kosovë do të hapë perspektiva të reja të tregut rajonal. Presidenti Topi zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Pukës. Gjatë këtij takimi janë disktuar problemet që hasen në këtë zonë. Më pas Presidenti vizitoi dhe panairin bujqësor dhe blegtoral si dhe nderoi me “Medalje mirënjohjeje” dy të rinjtë që hipën në majën e Malit të Bardhë në Francë, Mariglen Laci dhe Mateo Begeja.
Kritikat
Kreu i Shtetit, duke shpresuar se me infrastrukturën rrugore që po ndërtohet, shumë nga zonat malore të Veriut, dikur të harruara, do të jenë më të zhvilluara, pohoi se për këtë arsye duhet të ketë një bashkëpunim më të madh mes pushtetit qendror dhe atij vendor. “Jam i bindur që zonat e Veriut do të kenë një zhvillim tjetër, do të jenë shumë afër me njëra-tjetrën, dhe, patjetër, që të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë, ku në mënyrë të veçantë do të thoja që bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, është substancial. Do të jenë të tilla që çdo qelizë e territorit të vendit tonë kudo që ajo të ndodhet të ketë rëndësinë e saj të madhe”, - theksoi Topi. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë e aftë të promovojë politika të tilla, të cilat do t i japin një zhvillim tregut shqiptar në kuadër të marrëdhënieve me zonat e Ballkanit. “Ne jemi pikërisht në fillimet dhe asnjëherë nuk duhet të mendojmë që jemi në përfundim të procesit, sepse kërkohet shumë punë dhe, përderisa sot ne kërkojmë që të promovojmë zona, të cilat janë lënë disi në planin sekondar, duhet patjetër që të gjithë së bashku, të gjithë aktorët që janë shumë të rëndësishëm, të fillojmë me politikat promovuese, me politikat e lobingut në Parlament dhe unë mendoj që ky është një element i dukshëm. Janë të gjithë deputetët e zonave malore, që e mundësuan këtë dhe unë besoj që ky solidaritet duhet të jetë edhe nga të gjithë deputetët e Parlamentit”, - tha ai.
Turizmi
Topi theksoi se vendi ynë është më se i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit, prandaj është i nevojshëm zbatimi i politikave zhvillimore, që vendi ynë të bëhet sa më tërheqës, jo vetëm për turizmin vendor, por edhe promocionin për turistët e huaj që vijnë e vizitojnë Shqipërinë. Sipas tij, Qeveria shqiptare nuk duhet të përqendrohet vetëm në zonat bregdetare, edhe pse ato konsiderohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, por edhe në zonat malore qoftë në jug apo në veri të vendit. “Pa dyshim, të gjithë ne sot e sjellim vëmendjen ndaj zonave ku njerëzit besoj do të kenë një fluks të madh turistik, sikurse është bregdeti ynë i mrekullueshëm dhe shumë mirë bëhet që ka politika promovuese për bregdetin, por në të njëjtën kohë, sikurse janë ekuilibrat natyrorë që nuk duhet të harrohen, ashtu duhet të jenë edhe ekuilibrat turistikë, për sa i përket vëmendjes edhe për zonat malore”, - tha ai. Sipas tij, turizmi malor është, pa dyshim, i shndërruar në turizëm familjar si dhe turizëm për të apasionuarit pas sporteve. Kreu i Shtetit komentoi më tej dhe sigurinë ushqimore në vend, duke pohuar se shpesh harrohen rezervat bio që mund të sigurohen në vend. “Për sa i përket sigurisë ushqimore, shpesh herë shkojnë drejt ambalazhit, drejt estetikës së ambalazhit, ndërkohë që harrojnë se prodhimet e vërteta bio, prodhimet pa mbetje të pesticideve, prodhime të cilat njeriu ka dëshirë t i ketë në tryezën e tij janë pikërisht në këto zona. Janë në këto zona ku njerëzit jetojnë, punojnë, dëshirojnë të dalin në treg dhe, natyrisht, dalin me vështirësi”, - tha ai. Kreu i Shtetit, gjatë vizitës në Pukë, u mikprit nga kryetari i Bashkisë, Rustem Struga, nga nënprefekti, Dedë Përshpali, deputetë të zonës, Rexhep Uka, Sali Shehu, Nard Ndoka, Aleksandër Biberaj, Frrok Gjini, Gjovalin Prenga, Idriz Xhomara, Qemal Minxhozi dhe Flamur Hoxha, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor si dhe nga banorë të qytetit. Në takimin e zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Pukës, presidenti Topi është njohur me problemet kryesore që preokupojnë këtë pjesë veriore të vendit.
Kryetari i Shtetit ka qenë i pranishëm në ceremoninë e çeljes së panairit agro-ushqimor me produkte të zonës, duke u përshëndetur nga afër me fermerët, të cilët kishin ekspozuar produktet e tyre karakteristike të zonës, duke u interesuar me detaje për punën dhe vështirësitë e tyre.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008