Si të mbrohesh paraprakisht nga gripi
Autori i Lajmit: red.
Ndalohet përdorimi i antibiotikëve të cilët e rëndojnë gjendjen shëndetësore. Stina e lagësht, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kanë bërë që të shfaqen shenjat e para të gripit tek moshat e vogla. Por, të rrezikuar në të njëjtën masë janë dhe pacientët e moshës së tretë. Kjo ndodh si pasojë e imunitetit të dobët trupor që gëzojnë këto kategori ndaj luhatjes së shpeshtë të temperaturave.
Probleme këto që mund të shfaqen në forma nga më të ndryshmet, që me simptomat e gripit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkopneumoni dhe nëse nuk merren masat e duhura menjëherë për trajtimin e tyre, mund të kalojnë dhe në forma më të rënda siç është ajo e ftohjes. Simptomat që shoqërojnë këto të fundit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga djegiet e fytit, kollë e fortë therëse dhe e thatë, ftohje, si dhe në masë gjendje rrufe me sekrecione nga hundët. Pacienti ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje që të kryejë aktivitete e tij si në ditët normale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të paraqitura janë bronkopneumoni që shoqërohen me kollë, gjendje rrufe, temperatura të larta. Ndërsa në raste më të rralla mund të kalojnë në bronkite apo ftohje të formave të rënda.
Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç ku temperatura vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve, por kjo vetëm pas kontrollit të bërë në mënyrë të hollësishme nga mjeku. Ndërsa në situata të tjera, kur nuk ka më shumë se 38 gradë temperaturë, këshillohet që të pihet paracetamol disa herë gjatë ditës.
Bërja e vaksinës antigrip është dhe një ndër këshillat kryesore që duhet të mbajnë parasysh prindërit, sidomos për moshat e vogla dhe ato të mëdhatë. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni kujdes që të mos aplikohet vaksina tek ata fëmijë të cilët kanë simptoma të shfaqura të gripit, pasi bërja e vaksinës në këtë rast nuk do të ketë efekt. Ndërkohë që vaksina antigrip duhet bërë gjatë kësaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrësesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe të cilat janë super të dëmshme.
Realisht këto simptoma janë ngjitëse, ndaj duhet bërë shumë kujdes që të mos lihet i sëmuri në ambiente kolektive, sepse mund të kalojë gjendja dhe te pjesa tjetër që ndodhet aty. Kështu, fëmijët duhen shmangur së qëndruari në vende të përbashkëta, ndaj duhet bërë dhe izolimi i tyre. Të shmanget përdorimi i rrobave të leshta dhe ato sintetike të cilat pengojnë qarkullimin e lirshëm të ajrosjes. Nga ana tjetër, është e nevojshme që për fëmijët, të cilët vuajnë nga rrugët e frymëmarrjes, përveçse të qëndrojnë në regjim shtëpie, jepet dhe ilaçi me anë të pikatoreve. Këshillohet t u jepet sa më shumë lëngje në sasi dhe supa të ngrohta me përmbajtje vitaminash.
Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve
Antibiotikët pa kriter, shkenca po humbet betejën, ne armën e fundit
Nëse ju thonë, se bari që keni në dorë, mund të përdoret vetëm njëherë, e më pas, nuk do të ketë më efekt, natyrisht ju do të mendoheni më tepër se një herë para se ta përdorni. Nuk do të donit padyshim, ta shpërdoronit kot “gurin e fundit”, “armën e e fundit” apo shansin e vetëm. Natyrisht, një antibiotik nuk është një gur i fundit, por sa më tepër ta përdorni gjatë jetës, aq më të rrezikuar jeni që të humbisni gurin e fundit. Sapo ju merrni një antibiotik, bakteret që gjenden në trupin tuaj, nisin të luftojnë me të, disa vriten, disa vazhdojnë të luftojnë duke “u maskuar”. Në përpjekjet për të mbijetuar, bakteret zbulojnë mekanizma të rinj dhe nisin e transformohen në atë mënyrë, që antibiotiku nuk u bën dot asgjë. Atëherë, ju do të zgjidhni një antibiotik gjithnjë e më të fortë, i cili bashkë me bakteret, ju dëmton edhe ju. Dhe përsëri bakteret nisin të egërsohen. Mos harroni, sa më mizorsht të sillesh me jkundërshtarin, aq më e egër është edhe lundërpërgjigjja e tij. PAs antibiotikpve të fuqisahëm që ju keni prdorur, bakteret janë bërë aq agresivë, saqë më nuk ka armë mjekësore që t i shfarosë. mendojini mirë të gjitha këto, përpara se të vendosni të merrni antibiotikë. Me mendjen tuaj, jo se jo, por edhe ndërgjegjen e mjekut pyeteni mirë (nëse nuk keni bërë analizat e nevojshme), pasi midis tyre ka të tillë, që nuk janë fort të ndërgjegjësuar. E keqja e dytë është se, ndërsa ia transmetojmë mikrobin njçri-tjetrit, edhe personi që nuk ka përdorur më parë antibiotik, pafajësisht ndëshkohet nga të tjerët që e kanë prdorur, sepse bakteret që qarkullojnë, janë “kalitur” në një trup dhe sillen egërsisht edhe në banesën e re. ka prej tyre që tashmë kanë dalë jashtë kontrollit (jashtë forcës që antibiotikëve, me gjithë fuqinë intensive të trajtimit) dhe shkaktojnë vdekjen ose sëmundje mendore (si tek meningjiti etj). Nëse ne të gjithë do të vazhdojmë t I konsumojmë antibiotikët si kokrra karamalesh, shpikjen e madhe të shkencës do ta çojmë dëm. Shekullin e kaluar jeta e njeriut u zgjat falë këtij zbulimi, gati u dyfishua, ndërsa një pjesë e madhe humbnin jetën nga një infeksion i rëndomtë, që në vitet e para të fëminisë apo rinisë. Nëse nuk ndihmojmë me kujdesin tonë të përbashkët, që antibiotikun ta përdorim vetëm kur është vërtetë i nevojshëm, atëherë, ka gjasa që në shekullin e ri jeta të rifillojë të shkurtohet sërish. Natyra (bakteri) është gjithnjë një hap para shkencës. Të paktën të mos e lejojmë të jetë dy hapa.
Ilaç për ftohjen
Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një ilaç që pakëson në mënyrë të efektshme kohëzgjatjen dhe shkallën e ftohjes së zakonshme. Në testet e bëra me më shumë se dy mijë veta, doli se ilaçi, i njohur me emrin pleconaril, lehtëson simptoma të tilla të ftohjes, si rrufa, dhimbjet e fytit, kolla dhe kongjestioni, brenda 24 orësh. Po ashtu ilaçi bën që hundët e zëna për shkak të ftohjes të hapen një ditë më parë se zakonisht. Shumica e ilaçeve pa recetë mjeku që gjenden aktualisht në treg, vetëm sa i lehtësojnë simptomat e ftohjes duke tharë hundët e zëna dhe duke lehtësuar dhimbjet. Kurse pleconarili godit vetë virusin që shkakton të ftohtit. Ilaçi i ri do të vihet në shitje vitin e ardhshëm.
Kolla, një kurë e mirë me çaj mëllage
Rezultate të mira çaji jep kur i sëmuri preket rëndë nga kolla, duke i vështirësuar frymëmarrjen. Çaji i mëllagës ndihmon në qetësimin e saj dhe në rast se kolla është e shoqëruar me gëlbazë lehtëson nxjerrjen e saj. Elementët përbërëse të bimës bëjnë të mundur lëngëzimin e saj, deri në zhdukjen përfundimtare. Në raste ftohjesh rekomandohet pirja disa herë në ditë e çajit të përftuar nga gjethet e mëllagës. Çaji mund të pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer. Rezultate shumë të mira lëngu i mëllagës ka dhënë gjatë përdorimit në formë gargare kundër acarimeve të fytit, në raste skuqjesh apo dhembje të tyre. Gargara këshilloht të bëhet disa herë në ditë deri në shërim të plotë të të sëmurit. Lëngu përdoret edhe në rastet e acarimit të mukozës së hundës, kur shoqërohet me rrufë si pasojë e të ftohtit, pluhurave të shumta apo për shkak të alergjive. Sipas mjekësisë popullore, rrufa mund të kalojë lehtë e shpejtë vetëm duke pirë çajin e gjetheve të mëllagës disa herë në ditë dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Çaji i mullagës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe në mjekimin e diarresë. Heqja e barkut është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj dhe suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me shkaktarin. Vëmendje të veçantë u duhet kushtuar fëmijëve të vegjël. Çaji i mëllagës është mjekim mjaft i mirë për shmangien e kësaj dukurie (diarresë). Këshilloht pirja e herpashershme gjatë ditës e çajit të ëmbëlsuar. Bima përdoret gjithashtu edhe në pezmatimet e rrugëve urinale dhe në shkrirjen e gurëve në veshka. Formimi i gurëve shoqëroht me dhimbje të forta të shoqëruar me kriza, duke e munduar shumë të sëmurin. I sëmuri kshillohet të pijë disa herë në ditë çajin deri në shkrirje të tij. Ndërsa në acarimet e rrugëve urinale këshillohet të bëhet larje me lëngun e përftuar nga zierja e gjetheve të mëllagës, deri në përmirësim të shëndetit. Gjethet dhe lulet e mëllagës mund të përdoren me mjaft sukses në eliminimin e çibanëve, ose të thatit me dhimbje. Në sajë të vetive kuruese që përban bën të mundur zbutjen dhe qetësimin e tij. Për përgatitjen e mjekimit, gjethet dhe lulet shtypen mirë deri sa bëhen në formë qulli. Me masën e përftuar lyhet vendi, ku është shfaqur i thati dhe lidhet me fasho. Mjekimi zgjat deri zhdukjen plotësisht të tyre.
Çaji: Këshillohet që çaji të përgatitet me rrugë të ftohtë. Për këtë qëllim një lugë gjelle me rrënjë ose gjethe të thata e të prera hidhen në një enë, ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet për gjashtë orë, më pas përmbajtja kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Çaji i freskët pihet tri herë në ditë. Mund të përdoret për shpëlarjen e fytit ose gargarë disa herë në ditë. Meqënëse rrënjët e mëllagës përmbajnë sasi të madhe amidoni, çaji i tyre mund të përgatitet edhe duke i përvëluar ato me ujë që zien, por jo me zierje.
Paketë këshillash
Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet dhe lulet e bimës. Këshillohet që të mbildhen në kohën e lulëzimit të mëllagës, pasi kanë më tepër efekt. Tharja e gjetheve dhe luleve duhet të bëhet në vende me hije për rreth një javë. Pëgatitja e çajt bëhet me ujë të ftohtë ose të nxehtë, por nuk duhet të zihet.
Në acarimet e rrugëve urinale, rekomandohet banjë me lëngun e përftuar. Këshillohet bërja e gargarve disa herë në ditë për të shmangur acarimet e fytit. Çaji, që do përdoret për kurimin e sëmundjeve, këshillohet të pihet i freskët. Bima është 2-vjeçare dhe në latinisht quhet malva silvestris.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008