Poni, replika me Xhafën për kartat e identitetit
Autori i Lajmit: red.
Ka përfunduar në replika të forta ndërmjet bashkëkryetarit socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafa dhe zv.ministrit Ferdinand Poni, seanca dëgjimore me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme. Xhafa akuzoi stafin që po përgatit dokumentet e identifikimit për zgjedhjet e 2009 se po pengon punën për Kodin duke mos dhënë të dhëna për afatin e përfundimit të kartave të identitetit dhe mënyrën e votimit të emigrantëve. Sipas numrit 2 të dikasterit të brendshëm, aktivizimi i kartave të identitetit nuk mund të bëhet pa praninë fizike të personit, gjë mund të lërë jashtë votimit të gjithë shtetasit që nuk disponojnë një të tillë. Në këtë kategori pritet të përfshihen emigrantët, të cilët duhet të kthehen në vendlindje për t u pajisur me këtë dokument. Por, sipas Rusmalit, për të shmangur një dukuri të tillë, në zgjedhjet e 2009-ës, do të lejohet dhe votimi me pasaportë. Qeveria shqiptare ka premtuar se do të përmbushë detyrimin e saj, për të pajisur qytetarët shqiptarë me karta identiteti, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i pranishëm sot, në komisionin e posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore, u shpreh se “kapaciteti i prodhimit të kartave të identitetit shkon deri në 15 mijë karta në ditë, çka lejon pajisjen e plotë me karta”. Por deputeti socialist, Fatmir Xhafa, është shprehur skeptik në lidhje me pajisjen me karta identiteti të qytetarëve dhe kryesisht emigrantëve shqiptarë, që sipas tij, arrijnë shifrën 800 mijë. Megjithatë, zëvendësministri Poni siguroi se “për pajisjen me karta identiteti do të ngrihen 39 qendra aplikimi dhe se pajisja me këtë dokument identiteti do të jetë i detyrueshëm “. Deputeti Xhafa, në kuadër të pyetjeve të drejtuara në seancën e djeshme të Komisionit Zgjedhor, i është drejtuar zv.ministrit duke thënë se “Grupi i parë i pyetjeve lidhet me çështjen e listës së zgjedhësve, pasi ky ka qenë dhe qëllimi kryesor që ju kemi thirrur, zoti Pone, në Komisionin Zgjedhor. Si do të realizohet numri i indentifikimit të shtetasve, pasi kjo lidhet me listën e zgjedhësve? Kur do të realizohet pastrimi i regjistrit themeltar nga dublikimet, me çfarë instrumentesh ligjore do të bëhet ky pastrim. Çfarë konkretisht po bëhet me projektin e kartave të identitetit? A garanton Ministria e Brendshme, sikurse është thënë dhe nga Kryeministri, që deri në tetor të 2008-ës të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me karta identiteti? Si mendoni ju se e keni zgjidhur pajisjen e emigrantëve me karta?”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist Xhafa, Poni tha se “ne kemi përfunduar bazën kombëtare të të dhënave. Shqipëria më 30 korrik arriti të ketë bazën kombëtare të të dhënave, regjistri elektronik nënkupton, një regjistër kombëtar, një “softuere” që e menaxhon, lidhje të zyrave online dhe baza kompiuteristike. Bazën kombëtare ne tashmë e kemi përfunduar dhe kemi arritur që ta përditësojmë dhe me “softuerin” sot. Ne në datën 30 shtator përfundojmë lidhjen online me gjithë Shqipërinë. Kemi përfunduar pajisjen me kompjutera profesionalë të të gjitha zyrave të gjendjes civile dhe në fund të tetorit, përfundojmë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në kuptimin e “softuere”-it që lejon komunikimin online me të gjithë funksionet e veta dhe përditësimin sipas modelit austriak. Dhe kjo do të përfundojë më 30 tetor të këtij viti. Sapo regjistri të fillojë funksionimin, një nga detyrat e para të tij do të jetë dhënia e numrit të identitetit të shtetasve. Ne do ta përfundojmë në datën 15 nëntor 2008, por besoj dhe më shpejt. Dhe prodhimi më pas i listës së zgjedhësve bëhet në çast, sipas parametrave që do të vendosë legjislatori. Për sa i përket se kemi apo jo vërejtje për draftin që komisioni na ka dhënë, besoj se Ministria do t ju përgjigjet me shkresë zyrtare në mënyrë të detajuar. Dhe më pas, çdo sistem do të duhet të adaptojë këtë sistem që austriakët po instalojnë në Shqipëri për sa i përket funksionimit normal të Regjistrit Elektronik. Për sa i përket pastrimit të dublikimeve ne kemi filluar këtë punë pasi është montuar Baza Kombëtare e të Dhënave po identifikojmë të gjitha dublikimet e bëra. Shumë shpejt do të kemi një procedurë, ministri do të nxjerrë një urdhër, për pastrimin e dublikimeve dhe do t jua dorëzojmë dhe juve këtë praktikë, pra Komisionit Zgjedhor. Procedurë ku do të jetë e përcaktuar data, mënyra se si bëhet pastrimi nga dublikimet dhe mendoj se do të përfundojmë në kohë së bashku me dhënien e numrit të identitetit shtetasve shqiptarë. Për sa i përket numrit të identitetit do të zbatojmë ligjin që kemi për këtë çështje, ku janë një sërë elementesh që e bëjnë atë të patjetërsueshëm dhe unik, si datëlindja, seksin, një numër rendor. Për sa i përket fotos së një individi, Regjistri Kombëtar i të Dhënave nuk do ta ketë një gjë të tillë. Në më pak se një muaj, kompania që do të prodhojë kartat e identitetit na dorëzoi elementet e sigurisë. Dhe shumë shpejt ne do të mbyllim procesin e të dy dokumenteve. Logjistika për aplikimin për karta identiteti ka filluar blerja e aparaturave, madje jemi në prag të përfundimit të ndërfaqes dhe “softuer”-it. Ne garantojmë prodhimin e kartave sipas kontratës së nënshkruar dhe do të fillojmë prodhimin e dokumenteve të identitetit para zgjedhjeve. Do t u shkojë karta në shtëpi dhe do të duhet ta aktivizojnë këtë kartë. Atë, edhe po ta marrë dikush tjetër ajo nuk aktivizohet, pasi ka shenjën e gishtave dhe nuk përputhet veçse me gishtin e atij që ka aplikuar për të. Në fund të shtatorit, Ministria me shoqërinë koncesionare dhe Qeveria do të përfundojnë vendimin që do të bëjë të detyrueshme aplikimin për kartë”, - përfundoi zv.ministri Poni në përgjigjet e dhëna për pyetjet e deputetit të PS-së, Fatmir Xhafa.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008