E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: “Kartat e identitetit nuk do jenë gati për zgjedhjet”

Autori i Lajmit: red.
Në përfundim të seancës dëgjimore me zv.ministrin Poni, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa, ka bërë një koment të përgjithshëm pas përgjigjeve të dhëna nga numri dy i Ministrisë së Brendshme. Xhafa theksoi se “arsyeja dhe thelbi i paraqitjes së zotit Poni këtu është jo thjesht për të na informuar, por për të na garantuar në funksion të objektit të punës që ka ky komision, pra implementimit të Kodit të Ri Zgjedhor, dhe pikë së pari, të parashikimit të disa elementeve të rëndësishme në draftin që jemi duke përgatitur. Unë nga shpjegimi që ju dhatë, zoti Poni, nuk ndihem i plotësuar, sepse duke mos kontestuar, dhe nuk kam asnjë arsye të paragjykoj gjithë paraqitjen grafike e kompjuterike të bërë nga ju dhe stafi juaj, as qëllimin e mirë të projektit dhe as projektin që mbështetet nga austriakët, është për ta falënderuar dhe vlerësuar. Por në funksion të qëllimit që ne kemi, ne nuk marrim garancitë e nevojshme. Do të duhej një kontakt më i shpeshtë me ju apo me grupin tuaj të ekspertëve, së pari, dhe së dyti, do të duhet të na vini në dispozicion disa dokumente ligjore. Nuk ndihem i plotësuar nga ajo çka dëgjova në prezantim, pasi po marr vetëm një element, ne kemi parashikuar, së paku, nëntë muaj përpara të kemi gati listën e zgjedhësve dhe nga ajo çfarë kuptova këtu, ne do të duhet që ose ta modifikojmë, ose të vendosim një dispozitë tranzitore, sepse nuk realizohet që ne të kemi nëntë muaj përpara fillimit të zgjedhjeve listën paraprake të zgjedhësve dhe Regjistrin Kombëtar, pasi ju thatë që ai mbaron në fund të tetorit. Ne duam të dimë se kur do të bëhet ai i aplikueshëm dhe i monitorueshëm nga të gjithë. Në pyetjet që unë bëra më lart nuk më dhatë asnjë sqarim, zoti Poni, për kalimin e përgjegjësive nga austriakët tek pala shqiptare dhe nuk më the konkretisht se si do të hëhet pastrimi i dublikimeve, një element me shumë probleme. Nuk më the as procedurën, as instrumentin dhe as afatin. Lidhur me kartat e identitetit nuk ka më kuptim që të gënjehet në këtë çështje. Po marr vetëm elementin e emigrantëve. Nuk besoj se ka njeri që të mos e kuptojë këtu se kjo gjë nuk bëhet. Nuk them nga pikëpamja e mundësisë teknike dhe kjo është e diskutueshme. Një shtetas ka dy momente që duhet të paraqitet: një që duhet të aplikojë dhe një për ta tërhequr kartën e identitetit. Pra duhet që të vijë dy herë. Imagjinoni këtë për një emigrant që, përveç vullnetit me ligj, nuk ka asnjë mundësi tjetër praktike. Dhe ajo që ju referuat për emigrantët, që të kërkoni të mos ikin në vendet e punës dhe të qëndrojnë këtu për të marrë kartën nuk duhet ta bëni, as ne nuk do ta bëjmë. Është më korrekte që të thuhet: kaq i realizojmë ne, kaq janë mundësitë. Sepse do të jetë shumë e rëndë nesër për ne që jemi këtu, për Qeverinë, për të gjithë, nëse do të gjendemi përpara një fakti që e shkruajtëm dhe e premtuam me ligj dhe me detyrim. Por kjo nuk realizohet. Dhe krijohet një problem shumë më i madh dhe jo thjesht politik. Të ulemi në tavolinë dhe të marrim përgjegjësitë tona për të kontribuar në këtë proces. Por nuk është korrekte që për t iu mbajtur një deklarimi publik, që ka bërë Kryeministri, të qëndroni dhe ju në këto deklarata publike që jeni më ekspertë dhe të njohjes në detaje të problemit, pa u hyrë detajeve dhe pa argumentuar këtë proces. Mua me bën të mendoj se ju e dini shumë mirë që s bëhet, por meqenëse këtë e ka thënë ai, ju nuk keni se çfarë të thoni tjetër. Për këto dy elemente desha të flas, nuk kam ndërmend të bëj analizën e projektit, pasi nuk është funksioni ynë. Unë e shtroj nga pikëpamja e objektit të punës sonë. Ne jemi duke draftuar Kodin e ri Zgjedhor dhe kemi dy probleme që duhet t i zgjidhim me ju, përfaqësuesit e
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›