E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 milion dollarë për më të mirët

Fondi i ekselencës, nga i cili do të mund të sigurojnë mbështetje financiare studentët, nxënësit shkencëtarët më të suksesshëm shqiptarë do të jetë 1 milion dollar për vitin 2009-2010.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar dje se do të shtohen kategoritë e studentëve dhe shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer që do të sigurojnë mbështetje financiare nga Fondi i Ekselencës për vitin akademik 2009-2010. Nga ky fond që ka një vlerë prej 1 milion dollarë do të përfitojnë: studentët që kryejnë studimet e doktoraturës jashtë shtetit, shkencëtarët e rinj, për studimet e postdoktoratës jashtë Republikës së Shqipërisë.

Kategori të tjera që do të përfitojnë nga fondi do të jenë studentët fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, autorët e botimeve shkencore me nivel të lartë akademik.

Për herë të parë këtë vit do të përfitojnë bursa të posaçme studentët që kryejnë studimet bachelor dhe master në një nga 15 universitetet më të mira të botës. Gjimnazistët e shkëlqyer nga trojet jashtë kufijve të vendit, të cilët fillojnë studimet në universitetet tona. Aplikimet do të jenë individuale dhe do të dërgohen me postë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më datë 15 dhjetor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›