E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datat e aplikimeve dhe emrat e fituesve për masterin e nivelit të dytë në UT

Universiteti i Tiranës ka bërë publike datat e aplikimit dhe regjistrimit për të interesuarit të cilët duhan të ndjekin studimet për master të nivelit të dytë.

Lajmin e ka bëtë të ditur Rektorati i UT-së.

Sipas njoftimit zyrtar, datat e dorëzimit të aplikimeve, kriteret, kufiri i mesatares apo dokumentet kualifikuese janë vendosur nga vetë dekanatet. Mësohet se në Fakultetin e Shkencave Sociale, pranimi i dosjeve të aplikimeve të studentëve ka filluar, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e dosjes personale është data 16 nëntor. Dokumentet paraqiten pranë sekretarive. Aplikimi në Fakultetin e Drejtësisë ka nisur në datën 4 dhe pritet të përfundojë më 18 nëntor. Procedurat për aplikim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kanë nisur më 2 dhe do të përfundojnë më datë 20 nëntor. Dorëzimi i dosjeve me të dhënat personale të studentëve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka përfunduar, ndërkohë që pritet të bëhet afishimi i listave të fituesve. Ndryshe nga fakultetet e tjera, Ekonomiku ka vendosur të ruajë si kriter përzgjedhës testin i cili do të zhvillohet në datën 21 nëntor. Nga ana tjetër, Fakultetit i Historisë dhe Filologjisë dy ditë më parë ka përfunduar të gjitha procedurat. Fituesit e shpallur do të kenë mundësi të dorëzojnë dosjen e dokumentacionit për regjistrim deri në datën 16 nëntor.

Sh.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›