E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 milion funte gjobë për Tevezin

Në pritje të afatit kalimtar të janarit, kur pritet të largohet përfundimisht nga Manchester City, sulmuesi Carlos Tevez ka marrë një goditje të fuqishme nga drejtuesit e klubit nga Eastlands.

Sipas medieve angleze, ylli argjentinas është gjobitur me 1 milion funte për refuzimin e tij të inkuadrohej në lojë si rezervist në humbjen 2-0 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Por, këtu nuk merr fund gjithçka, Tevez me gjasë nuk do të luajë më kurrë për Cityn, që duket i përcaktuar ta shesë në janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›