1 milion gjobë për gomonen "hua"

03/04/2005 Shoqërohet në polici Sokol Uxhi. Policia: Dyshojmë për riorganizim të trafikut të paligjshëm
KAVAJË- Për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, 32-vjeccari nga Qerreti i Kavajës përdorte një gomone të regjistruar në një emër tjetër. Një veprim i tillë i ka kushtuar Sokol Uxhit një shoqërim në policinë e Kavajës, e më pas gjobën prej 1 milion lekësh, të cilën ai ishte i detyruar ta likuidonte në vend dhe bllokimin e menjëhershëm të gomones. Në një prononcim për gazetën, burimet zyrtare të komisariatit të këtij qyteti thanë se, "kemi të bëjmë me një shtetas tepër të rrezikshëm, i cili është goditur herë pas herë nga strukturat tona policore. Uxhi njihet si një ndër trafikantët më aktivë të zones, e për këtë e kemi mbajtur gjithnjë nën survejim". Gomonia që iu bllokua ishte 4 metra e gjatë dhe 1.9 metra e gjerë. Ndërkaq, në lidhje me emrin e personit, prej të cilit Uxhi e kishte marrë mjetin lundrues, organet zyrtare të policisë së Kavajës preferuan të heshtnin. Kjo vepër penale që ka konsumuar 32-vjeccari nga fshati Qerret i Kavajës, parashikohet nga neni 11, 12, 13, 14 të ligjit për “Mjetet lundruese”. Ndërsa burime nga Policia e Shtetit thanë se, gomonia rezultonte në emër të tij për shkak të një grumbullimi të mjeteve lundruese që ai po bënte. Skafe të këtyre llojeve janë përdorur për trafik klandestinësh dhe mendohet se Uxhi bën pjesë në një rrjet të madh trafikantësh që po organizojnë kalime të reja klandestinësh në rrugë ilegale.
Veprimtaria kriminale e Uxhit
Në datën 1 maj të vitit 2002, ora 21.00, policia arreston Sokol Uxhin bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tij, teksa organizonin një "rrugë" për në Itali me gomome. Pas vlerësimit të atëhershëm të informacionit, policia vuri nën pranga Mynyr e Rexhep Jetishiin, 48 e 45 vjeç, Xhem Gecën, 36 vjeç, Skënder Ismailin, 43 vjeç, pronar i lokal “Klajdi” dhe Skënder Ismailin, 32 vjeç. Ata ishin përgatitur për të trafikuar 14 persona të drejtim të Italisë, në këmbim të 4000 eurove. Më pas, të trafikuarit do të dërgoheshin në Angli, duke u përfshirë këtu shuma e lartpërmendur e eurove.
Klandestinë në Kavajë
Policia e Kavajës ndaloi nëntë klandestinë, ndërsa ishin në pritje të një skafi për të kaluar në Itali. Organizatori i trafikut ishte Mezin Tamaj, i cili gjithashtu kishte në pronësi një gomone të sekuestruar në Vlorë. Policia tha se u kapën në zonën e Golemit, te Përroi i Agait, 9 shtetas, të cilët ishin në pritje të kalonin me skaf në drejtim të Italisë. Nga shpjegimet që dhanë klandestinët, u mësua se janë nga qyteti dhe fshatra të Vlorës dhe bënë përpjekje për të kaluar me skaf nga ai qytet, por u bllokua nga policia e Vlorës. Grupi kriminal që organizonte kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit i ka kërkuar secilit nga shtetasit 2000 euro, pasi të mbërrinin në Itali. Tamajt iu sekuestrua automjeti tip “Benz” me targa VL 6898 B, si dhe një pistoletë tip TT me nr.2802198, të cilën e mbante pa leje. Gjithashtu u arrestua shtetasi Maglen Velaj, i vitlindjes 1972, lindur e banues në Vlorë, drejtues i automjetit, i cili transportonte klandestinët nga Vlora te Përroi i Agait. Edhe atij iu sekuestrua automjeti tip furgon me targa VL 0614 E. Në Kavajë janë bllokuar gjithsej gjatë 3 viteve të fundit 8 mjete lundruese, 3 motorike si dhe përfunduan në komisariate 148 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, ndërsa në rang vendi janë sekuestruar 14 skafe, 14 gomone dhe 25 mjete të tjera lundruese.