E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bir, të kam falur për paratë që më vodhe"

03/04/2005  Gazmend Zusi i vodhi 6 milionë të atit për një natë seks në Tiranë me vajzën 300 mijë lekëshe

TIRANË- Babai i gjimnazistit 17-vjeccar fal djalin e tij që i kishte vjedhur në Shkodër 6 milionë lekë e më pas kishte bërë seks me një prostitutë për 300 mijë lekë. Madje, Myzafer Zusi, nuk mund t’u përmbahej lotëve kur takoi birin e tij në policinë e Tiranës, ku kërkoi falje dhe pohoi se pranonte aktin e grabitjes, por gjithsesi, kjo nuk përbënte asgjë te keqe. "Më lironi djalin. Le t’i ketë prishur paratë që më vodhi. Ato janë paratë e mia dhe bëj cc’të dua me to", mësohet t’u ketë thënë ai ekspertëve të kriminalistikës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burime zyrtare nga kjo e fundit thanë dje për gazetën "Metropol" se, Gazmend Zusi, 17 vjecc, pas arrestimit nga efektivët e Komisariatit numër 2, u transferua në Burgun 313.

Tutorët dhe prostutita

Agjentët e antitrafiqeve e të kriminalistikës në Komisariatin numër 2 ndiqnin hap pas hapi lëvizjet e prostitutës, Behie Mhilli, 21 vjecce, lindur në Tropojë e banuese në Elbasan dhe të tutorëve të saj. Ndërsa 17-vjeccari Gazmend Zusi shërbeu si provë e pakundërshtueshme për të plotësuar tashmë dosjen e lënë përgjysmë të tutorëve, që mendohet se janë djemtë e "Rrugës së Durrësit". Nga të dhënat e para mësohet se djali gjatë seancave pyetësore nuk ka pranuar t’i ketë grabitur 6 milionë lekë babait të tij, Myzafer Zusi, ndërsa prostituta nga ana e saj i ka pranuar të gjitha akuzat, pasi për të ky ishte një rast i artë për të deklaruar shfytëzimin që i është bërë nga bandat e tutorëve. Mes rreshtave të dosjes figurojnë emra si Genci, Tani e Gimi, të nxjerrë nga goja e saj si disa nga anëtarët e bandës, ndërsa prostituta ka pranuar edhe faktin se ishte martuar disa herë dhe e kishte ushtruar këtë aktivitet edhe në Gjermani e Angli, duke e klasifikuar veten si të "cilësisë së lartë", pasi puna e saj matej me një natë e jo me orë.

Takimi

Pasditen e së premtes së javës së kaluar, 17-vjeccari ishte duke kërcyer në një nga "pub"-et e ish-bllokut, në Tiranë. Aty ai takon një nga anëtarët e bandës, ku biseda shtrihet vetëm në rrafshin e gjetjes së një femre për një natë. Djaloshi shkodran pranon ccdo lloj oferte, duke i thënë bashkëbiseduesit se nuk e kishte problem për para. Pazari lihet për 300 mijë lekë, ndërsa adoleshenti do të rrinte një natë të tërë në një hotel në qendër të Tiranës. Në agim të ditës së djeshme, ai dhe prostituta u arrestuan në shtratin e hotelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›