1 në 10 shqiptarë, probleme me impotencën
Në Ditën Botërore të Prostatës, mjekët shqiptarë, ndër të tjera, kanë nënvizuar dy probleme kryesore që kanë meshkujt në vend: neglizhencën për t‘u ekzaminuar dhe "turpin" për të kërkuar ndihmë te mjeku në raste problemesh me gjëndrën e prostatës apo në rast disfunksioni ereksioni. Të dyja këto probleme sjellin probleme në çift, në gjendjen psikologjike të meshkujve njëkohësisht edhe rrezik për probleme më të theksuara shëndetësore siç është kanceri i prostatës.
Dje, shërbimi i urologjisë pranë qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" ka referuar lidhur me problemet e meshkujve shqiptarë lidhur me prostatën dhe impotencën. Sipas të dhënave të këtij shërbimi, brenda tre muajve janë paraqitur në këtë shërbim rreth njëmijë raste të reja me probleme të prostatës, ndërkohë që mes tyre nuk përjashtohen rastet e sëmundjeve të përsëritura.
Për sa i takon shifrave të impotencës, 1 në 10 meshkuj kryesisht mbi moshën 50 vjeç kanë probleme me impotencën. Ndërsa prostatikët kanë probleme me neglizhencën në marrjen e informacionit dhe ekzaminimin, impotentët kanë probleme për të folur me mjekun dhe për t‘u trajtuar. Në rastin më të keq, kryesisht meshkujt e nivelit mbi mesatar janë në dijeni se mjeku që merret me problemet e impotencës quhet androlog dhe jo gjinekolog.
Prostata
Prostata është një gjëndër tek meshkujt, që fillon të zmadhohet pas moshës 40-50 vjeç dhe shtyp kanalin e urinës, duke dhënë çrregullime në urinim. Sipas mjekëve të shërbimit të urologjisë, kanceri i prostatës mund të parandalohet nëse pacientët ekzaminohen në kohë. Në Javën Europiane të Urologjisë, specialistët shqiptarë kanë ngritur si shqetësim faktin se të sëmurët me kancer të prostatës në vendin tonë drejtohen shumë vonë tek mjeku. Sipas referimeve të mjekëve urologë, shumë pak prej pacientëve ekzaminohen kur kanë këto çrregullime, ndërkohë që, sipas të dhënave, vetëm 10% e tyre i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal. "Tek ne pacientët vijnë kur kanë metastaza kryesisht në kocka, apo me dhembje në shtyllën kurrizore që është alarmi për metastaza në kockë, në mushkëri. Çdo burrë mbi moshën 50 vjeç duhet të bëjë një PSA, një antigen që prodhohet nga prostata dhe përcaktohet në gjak", tha Mustafa Xhani, shefi i Shërbimit të Urologjisë. Kanceri i prostatës zë vendin e dytë në Europë, pas atij të mushkërive, për sa i takon vdekshmërisë tek meshkujt. Ai është i shpeshtë pas dekadës së 7, pas moshës 70-80-90 vjeç.
Impotenca
Referuar disfunksionit të ereksionit, sipas statistikave europiane, 1 në 10 meshkuj vuan nga impotenca seksuale, që mund të shfaqet me shenja të ndryshme.
"Shqetësues është fakti se 80 për qind e atyre që vuajnë nga çrregullimet e ereksionit nuk kërkojnë ndihmë, kjo edhe në vende të zhvilluara të Europës", sqaroi Xhani. Mjeku nënvizoi se në vendin tonë janë të paktë personat e moshave të reja që kërkojnë ndihmën mjekësore në këtë drejtim.
Problemet impotencës mund të shfaqen që herët të ndikuara nga një sërë faktorësh si të brendshëm dhe të jashtëm, stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit ashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to. Mjekët u bëjnë apel meshkujve t‘i drejtohen andrologut që në shenjat e para pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar edhe zgjidhjen e një sërë konfliktesh në marrëdhënien në çift që vijnë si pasojë e impotencës.