E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi uron hapjen e vitit të ri shkollor

Presidenti Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, uroi dje nxënësit dhe mësuesit në mbarë Shqipërinë dhe kudo ku mësojnë shqiptarët me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2009-2010. Kreu i shtetit shqiptar e bëri këtë urim duke u rikthyer në shkollën 9-vjeçare "Servete Maçi", ku ka kryer arsimin fillor. Në fjalën e tij, Topi tha se "sot përjetojnë emocione të veçanta, sidomos ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës". Ai theksoi se "kjo ditë është jo vetëm simbolike, por edhe shumë motivuese, për të gjithë ne që festojmë së bashku fillimin e mbarë të vitit të ri akademik 2009-2010". Presidenti nuk i ka fshehur emocionet që ndodhej sërish në oborrin e shkollës kur kishte luajtur, ka kaluar 8 vjet të jetës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›