E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Do të pajisim çdo nxënës me kompjuter

Kryetarja e Kuvendit ndau dje gëzimin dhe emocionet e ditës së parë të shkollës më nxënësit e shkollës nëntë vjeçare "Misto Mame", në Tiranë. Duke takuar e përshëndetur nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle ajo e cilësoi këtë ditë si më të rëndësishmen, në jetën e një të riu. Për Kryetaren e Kuvendit mësuesit meritojnë vetëm mirënjohje për misionin e tyre fisnik në edukimin e brezave të rinj. Mësuesi tha ajo, ka rrezen më të gjatë të ndikimit dhe influencës në jetën e një njeriu, ndikim i cili asnjëri prej nesh nuk e di kur mbaron. Në këtë ditë të parë të shkollës Kryetarja e Kuvendit u bëri nxënësve edhe një premtim. Do të bëjmë të pamundurën, tha ajo, që brenda një kohe të shkurtër, secili prej nxënësve çdo djalë, çdo vajzë të ketë kompjuterin e vet personal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›