E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron nxënësit nga Kavaja

Kryeministri Berisha, ka zgjedhur shkollën e mesme profesionale ‘26 marsi‘ në Kavajë për të uruar ditën e parë të vitit shkollor mbi 500 mijë nxënësve në të gjithë vendin. Kryeministri Berisha uroi të gjithë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që dje u ulen në bankat e shkollave, një vit të mbarë dhe të suksesshëm në rrugën e dijes. Në përshëndetjen drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve të pranishëm, kryeministri Berisha u shpreh se shkolla e mesme profesionale do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e të rejave dhe të rinjve të zonës, duke iu dhënë mundësinë atyre të përshtaten me kushtet e tregut. Kryeministri tha se qeveria i ka kushtuar dhe do ti kushtojë një rëndësi kryesore reformës së arsimit dhe do të bëjë çdo përpjekje që fëmijët shqiptarë, të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi të shkollohen në kushtet më moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›