E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT merr hua, nis fushatën e regjistrimeve

Instituti i Statistikave (INSTAT) synon të rrisë kapacitetet, falë një marrëveshjeje me Bashkimin Europian, me vlerë 600 mijë euro. Në plan të parë INSTAT-i ka nisjen e fushatës për të regjistruar banesat dhe bujqësinë në tërësi. Forcimi i kapaciteteve rajonale të INSTAT-it do të jetë në fokusin e programit CARDS 2006, projekt i financuar nga Bashkimi Europian. "Ky program është përqendruar kryesisht në përmirësimin e kapaciteteve të INSTAT-it në prodhimin e statistikave dhe të dhënave sipas standardeve të BE-së; forcimin lokal të kapaciteteve administrative, sidomos atij rajonal të nivelit të lartë në bërjen e praktikave më të mira nga vendet anëtare të BE; si dhe në formulimin e politikës rajonale dhe strategjisë së planifikimit", njofton instituti.

Me fondin prej 600 mijë eurosh, INSTAT synon forcimin e zyrave rajonale, regjistrimin e bujqësisë dhe popullsisë etj. Projekti do të mbulojë të 12 rajonet e Shqipërisë, me qëllim që të mos ketë një dallim të qartë midis ndarjes administrative territoriale dhe detyrave të lidhura me prodhimin e statistikave rajonale. Një tjetër objektiv i rëndësishëm i këtij projekti është përforcimi i rrjetit rajonal të INSTAT-it. Kështu, brenda këtij viti pritet që zyrat rajonale të INSTAT të futen në rrjet dhe të lidhen nëpërmjet internetit në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›