1 trilion USD për FMN e më shumë kontroll për bankat
Pas një dite takimesh bilaterale, dje liderët e vendeve të G20 dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme me rëndësi në vendimmarrjen financiare botërore, të mbledhur në Londër, arritën një marrëveshje të përbashkët. Sipas kësaj marrëveshjeje, G20 do të vërë në zbatim stimulin më të madh ekonomik që ka parë ndonjëherë bota, një injeksion parash prej 5 trilionë dollarësh që do të lëvrohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Ndërkohë do të jepen ekstra për të luftuar krizën 1 trilion dollarë. Në takim, pjesëmarrësit gjithashtu ranë dakord për forcimin e sistemit mbikëqyrës dhe të rregullave të reja në funksionimin e fondeve private të investimeve. "Kjo mund të quhet dita kur e gjithë bota është bërë bashkë për të luftuar recesionin e përmasave planetare, jo me fjalë, por me një plan konkret, me reforma dhe një axhendë të përcaktuar". Ndaj vendimit të G20, pati një reagim shumë pozitiv të tregjeve financiare me indekset e aksioneve kryesore evropiane që u rritën deri në 5% dhe ato paralajmëruan në lidhje me rrezikun e një euforie të rreme. "Fondi i FMN është shumë më tepër nga sa pritej dhe kjo do të thotë se ekziston një rezervë shumë e madhe financiare që do të vihet në dispozicion të daljes nga kriza të vendeve që ndodhen në vështirësi. Por megjithatë, pikat e krizës janë ende në zhvillim e sipër dhe kriza nuk do të përfundojë sa hap e mbyll sytë", ka bërë të ditur një analist ekonomik. Sipas Kryeministrit britanik nuk do të ketë ndreqje të menjëhershme të situatës dhe se vendimet e marra kanë të bëjnë me shkurtimin e fazës së recesionit dhe me shpëtimin e vendeve të punës. Dokumenti përfundimtar i takimit parashikon që masat e marra do të rrisin prodhimin botëror me 4% deri në fund të vitit të ardhshëm. Vendimet e marra kanë qetësuar shumë edhe dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të politikave të Obamës, Merkel dhe Sarkozi. Sipas këtij të fundit, rezultati ishte shumë më i mirë nga sa parashikohej. Edhe ministri gjerman i Financave e mirëpriti faktin se nuk do të kishte masa detyruese ndaj vendeve të ndryshme për ndërmarrjen e paketave stimuluese, si ato me të cilat operohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara për daljen nga kriza. Po a përfitojnë vendet e varfra nga ky takim? Për to janë rezervuar 100 miliardë dollarë në formën e ndihmave dhe kredive. Kjo shifër është më e madhe nga sa shpresohej fillimisht. Paratë do të shpërndahen përmes një serie huadhënësish ndër të cilët më kryesori do të jetë Banka Aziatike për Zhvillim. Kjo masë nuk do të thotë ndryshim të menjëhershëm të situatës, veçanërisht për vendet e varfra, pra nuk është afatshkurtër, por do t‘i japë frytet më vonë.
Bankat
G20 ra dakord për një qëndrim të përbashkët global në lidhje me pastrimin e aseteve "të këqija" të bankave. Një sistem i ri rregullator do t‘i bëjë ato të mendohen dy herë para se të ndërmarrin risqe të mëdha që sjellin fitime të majme, por edhe kriza katastrofale
Rregullat
Fondet private të investimeve, bankat "në hije", agjencitë e kreditimeve do të ndryshojnë funksionim. Është rënë dakord për krijimin e një Bordi të Stabilitetit Financiar me mandat të shtrirë te të gjitha vendet e G20 dhe BE-së.
"Parajsat fiskale"
Ato "parajsa fiskale" që do të refuzojnë të japin informacionin e kërkuar nga autoritetet përgjegjëse për një gjë të tillë, do të përballen me sanksione. Një nga nënvizimet e takimit të G20, është se tashmë "ideja e sekretit bankar ka marrë fund"
Plani kryesor
Marrëveshja
U ra dakord për rritjen e burimeve aktuale të FMN, që janë në dispozicion të vendeve në vështirësi, si dhe për marrjen e masave më të rrepta mbikëqyrëse ndaj institucioneve financiare
Efektshmëria
Së pari, marrëveshja parashikon një fluks të ri parash, por jo aq sa thuhet në të vërtetë. Propozimi për lëvrimin e 250 miliardë dollarëve vetëm nga FMN është i rëndësishëm, por vetëm 19 prej tyre do t‘u shkojnë vendeve të varfra. Reforma ka vlerë, por vetëm për parandalimin e krizës së ardhshme
Rrugëzgjidhje?
Në vetvete marrëveshja do të ketë një ndikim të kufizuar në krizën ekonomike botërore. Më e rëndësishme është mbarëvajtja e stimujve ekonomikë në vende të ndryshme, si dhe për sa i përket SHBA-së, e rëndësisë së madhe është ndreqja e sistemit bankar
Mungesat
Nuk u diskutua shumë për problemin e dollarit dhe paundit në rënie të lirë. U la për një takim tjetër çështja e parashtruar nga Kina për krijimin e një monedhe ndërkombëtare