Qeveria, masa për biznesin
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen ndaj qeverisë që të marrë masa lehtësuese në drejtim të zhvillimit të biznesit. Kreu i LSI-së
vizitoi dje disa ndërmarrje të biznesit fason në Tiranë, ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen këto ndërmarrje, që punësojnë mijëra shqiptarë dhe shqiptare.
Meta takoi drejtues të këtyre ndërmarrjeve dhe punonjësit e tyre, kryesisht gra dhe vajza. Pas vizitës në këto dy ndërmarrje, kreu i LSI-së dha një prononcim për mediat, ku shprehu kënaqësinë që kemi një Shqipëri që punon, ndryshe nga ajo Shqipëri që është pa punë. Ndaj, Meta i bëri thirrje qeverisë që të mbështesë më shumë këto biznese, në mënyrë që jo vetëm të ruhen vendet aktuale të punës, por edhe të hapen vende të reja pune. "I bëj thirrje qeverisë, që të marrë masa favorizuese, në mënyrë që të mos hiqet askush nga puna, por të shtohen vendet e punës, në mënyrë që këto lloj aktivitetesh të zgjerohen, sepse janë shumë të rëndësishme për sa i takon punësimit, e sidomos punësimit për gratë dhe vajzat e reja", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së ka zhvilluar edhe herë të tjera takime me biznesin fason, duke u njohur më nga afër me shqetësimet e tyre.
"Enel Albania", pjesë e grupit italian ENEL, e përfaqësuar nga presidenti Marco Arcelli dhe Konfindustria, e përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, një shoqatë e pavarur biznesesh që operojnë në vend, nënshkruan dje një memorandum mirëkuptimi për një bashkëpunim më të afërt në zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Përmes këtij memorandumi, "Enel" dhe Konfindustria ranë dakord që t‘i konsiderojnë iniciativat e "Enel"-it në Shqipëri dhe veçanërisht zhvillimin e Kompleksit Energjetik, si strategjik për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të vendit, bazuar në standardet më të larta teknologjike dhe mjedisore të aplikuara në BE për projekte të ngjashme. Palët zotohen që t‘i japin ndihmë njëra-tjetrës, duke përfshirë në projekt kompani shqiptare, etj.