Tremujori i fundit 2008, të gjithë sektorët po ecin pozitivisht INSTAT: Tregtia me pakicë, 20 për qind rritje
Tregtia në vend po ecën pozitivisht, pavarësisht luhatjeve negative në vendet e zhvilluara ekonomike. INSTAT-i ka befasuar sërish me të dhënat rreth aktivitetit privat gjatë tremujorit të fundit, duke konfirmuar se ekonomia në Shqipëri nuk është prekur ende nga kriza globale. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt të 2008 arriti 184.4 për qind, kundrejt vitit bazë (2005). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 20.1 për qind, kurse krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2.5 për qind. Konkretisht, në grupin "Artikuj të përzier, kryesisht ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 1.7 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Edhe në grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 24 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Brenda grupit "Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave", tregtia me pakicë e karburanteve, pësoi një volum shitjeje në rritje me 23.2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Rrjedhimisht, me zhvillimin e aktivitetit privat, pati edhe rritje të punësimit. Gjithnjë sipas INSTAT-it, indeksi i punësimit në "Tregtinë me pakicë" në tremujorin e katërt të këtij viti arriti 174.5 për qind kundrejt vitit 2005, kurse duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky indeks është rritur 19 për qind. Rritje të punësimit me 3.3 për qind kishte edhe në tregtinë dhe riparimin e automjeteve. Ndryshe nga sa thonë ekspertët për një tkurrje të ekonomisë në dy muajt e fundit të vitit 2008, sidomos te tregtia me jashtë dhe te kreditimi, INSTAT paraqet të dhëna pozitive, duke i dhënë sinjale të huajve që Shqipëria nuk është prekur ende nga kriza financiare.
Niveli i shitjeve,
tremujori i fundit 2008
Produkte ushqimore, pije, duhan 37.4 për qind
Produkte joushqimore 36.1 për qind
Produkte farmaceutike e mjekësore,
kozmetike dhe të parfumimit 18.8 për qind
Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure 20.9 për qind
Pajisje të ndryshme shtëpiake 1.4 për qind
Libra, gazeta, artikuj shkollorë
dhe të tjera 41.1 për qind
Tregti, mirëmbajtje, dhe riparim
i automjeteve dhe motoçikletave 36.4 për qind
Tregtia me pakicë e karburanteve 22.2 për qind
Niveli i shitjeve,
tremujori i fundit 2008
Produkte ushqimore, pije, duhan 37.4 për qind
Produkte joushqimore 36.1 për qind
Produkte farmaceutike e mjekësore,
kozmetike dhe të parfumimit 18.8 për qind
Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure 20.9 për qind
Pajisje të ndryshme shtëpiake 1.4 për qind
Libra, gazeta, artikuj shkollorë
dhe të tjera 41.1 për qind
Tregti, mirëmbajtje, dhe riparim
i automjeteve dhe motoçikletave 36.4 për qind
Tregtia me pakicë e karburanteve 22.2 për qind