AER, diskuton për turizmin kulturor
Nxitja e sipërmarrjes në turizmin kulturor e ka kthyer Durrësin në vendin mikpritës të Asamblesë së Rajoneve Evropiane. Dje ka nisur Konferenca e AER-it, e cila për herë të parë organizohet në Shqipëri. Me një vijë bregdetare prej 62 kilometrash, Qarku i Durrësit zotëron një pasuri natyrore të rëndësishme, por të pashfrytëzuar në pjesën më të madhe të saj. Kjo vijë bregdetare dhe pasuria historiko-arkeologjike, kulturore e bën zonën mjaft të preferuar për sa i përket thithjes së investimeve në fushën e turizmit. Asambleja e Rajoneve të Evropës është një organizëm që mbron të drejtat e rajoneve dhe koordinon zhvillimin e tyre. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë, Klaus Klip, ky organizëm nuk akordon fonde, po koordinon dhe bashkëpunon në gjetjen e financimeve që mund të thithen nga Bashkimi Evropian.