E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen 100 tapitë e para të legalizimeve

Janë ndarë mesditën e së enjtes 100 tapitë e para për qytetarët e Fierit. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, dha ma dorën e tij certifikatat pronarëve. "Me anë të këtij procesi, ndarjes së tapive të para, ne kalojmë në fazën përmbyllëse, që do të ndajë këtë territor nga informaliteti", ka thënë Memia. Duke bërë një rezyme të të gjithë procesit të gjatë dhe tepër të vështirë të evidentimit të objekteve pa leje dhe më pas hartimit të dokumentacionit dhe ligjërimin e tyre, Memia ka deklaruar se ky proces është parë shpeshherë si politik, por në realitet, nuk është kështu. "Nuk është proces politik, por sigurisht që kërkon vullnet politik dhe këto janë dy gjëra të ndryshme", deklaroi kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›