E Diel, 1 Nëntor 2026

10 VJET SIGMA. “Arritëm të kultivonim një ekip profesionistësh, një skuadër fituese”



Qemal Disha
Drejtori i Përgjithshëm

“Burimet njerëzore janë aseti ynë më i rëndësishëm”

Këto ditë, kompania e sigurimeve “Sigma” bën 10 vjet që operon në tregun vendas. Ishte viti 1999 kur u krijuan kushtet ligjore për ngritjen e një kompanie private sigurimesh në vend. Ndjehemi krenarë të themi, pasi jemi kompania e parë e sigurimeve që liberalizoi në mënyrë faktike tregun vendas. Stafi drejtues ishte i specializuar, pasi ishin të njëjtët persona që punonin në kompaninë shtetërore të sigurimeve INSIG, eksperiencë e cila ishte shumë favorizuese për fillimet tona. Aktiviteti ynë ka nisur si një kompani sigurimi jo-jete, me produkte tradicionale. Ka qenë një fillim i vështirë, por mbas 2-3 vjetësh filluan dhe rezultatet e para pozitive. Sigurisht, një meritë të madhe unë ia dedikoj dhe stafit profesionist të kompanisë. Ishte pikërisht puna profesioniste e këtyre personave, të cilët bënë që “Sigma” jo vetëm të krijojë besim te klientët e saj, por të rritet dhe gjeografikisht me një prezencë rajonale në të gjitha qytetet e vendit, por dhe në Kosovë dhe Maqedoni. Në shtator të vitit 2007 ne u bëmë pjesë e familjes së madhe të Vienna Insurance Group, një ndër kompanitë lidere në Europën Lindore dhe Qendrore, me një eksperiencë gati 200-vjeçare dhe e shtrirë në mbi 24 shtete. Një gjë e tillë ka sjellë mjaft përmirësime në kompani, duke vendosur standarde të avancuara në nivelin e produkteve të sigurimit, risigurimit dhe marrjes në sigurim. Duke iu përshtatur dhe ndjekur orientimet e VIG, vërehen përmirësime të dukshme në parametrat financiarë të kompanisë, duke synuar nivele më të larta se kërkesat minimale ligjore. Kemi ndryshuar strukturën e kompanisë duke e bërë atë më efikase dhe më funksionale. Kemi rekrutuar mjaft punonjës të rinj, duke futur dhe koncepte të reja në menaxhimin e kompanisë. Viti 2008 solli dhe një rritje të madhe në sigurimet vullnetare në vend. Filloi një fluks i madh interesimi për sigurimin e pronave dhe bizneseve, duke bërë që sigurimet për këtë vit të ishin 2.5 herë më të larta se në 2007-n. Megjithatë ne jemi ende një treg i varfër dhe i paedukuar me kulturën e sigurimeve. Këto ditë “Sigma” bën 10 vjeç. Sigurisht që unë ndihem krenar që kam mundur të drejtoj këtë kompani dhe të renditemi në liderët kryesorë në vend.

2- Ilir ELMAZI
Drejtor Ekonomik i “Sigma”-s

“Në vitin 2008 e gjetëm veten lider në treg”

Viti 2008 shënon një përmirësim të ndjeshëm përsa u përket treguesve financiarë të kompanisë “Sigma sh.a” dhe degës së saj në Kosovë. Të ardhurat nga primet arritën vlerën 14 mijë e 348 euro nga 12 mijë e 572 mijë që ishin në vitin 2007 duke shënuar një rritje me 14.13 për qind. Kjo rritje e primeve vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga sigurimet vullnetare, të cilat në vitin 2008 kapin vlerën 3,400 mijë euro nga 1 mijë e 559 euro që ishin në vitin 2007, duke shënuar një rritje me 118.13 për qind. Edhe të ardhurat nga investimet financiare shënuan një rritje të ndjeshme, duke u rritur më tepër se dyfish, nga 139 mijë euro që ishin në vitin 2007, në 383 mijë euro në vitin 2008, pra një rritje 176.81 për qind.

3- Klajdi CITOZI
Anëtar i Bordit Drejtues

“Tashmë jemi pjesë e sistemit global të sigurimeve”

Datëlindja e dhjetë e “Sigma sha”-së, pjesë e “Vienna insurance Group”, e gjen Sigmën duke ushtruar aktivitetin e saj sigurues në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Zgjerimi i aktivitetit të Sigmës dhe zgjerimi i portofolit të sigurimeve të saj, ka bërë që drejtimi i shoqërisë të fokusohet mjaft në menaxhimin e riskut. Shoqëria tregon kujdes të veçantë në përzgjedhjen dhe analizimin e rreziqeve të marra në mënyrë që për këto rreziqe që merr përsipër, në rast dëmi, të jetë në përputhje me kapitalin dhe aftësinë paguese të saj. Një element i rëndësishëm në menaxhimin e riskut i kushtohet risigurimit; transferimit të riskut në tregjet botërore të sigurimeve. Aktualisht, Shoqëria ka të risiguruar pothuaj të gjithë portofolin e saj duke filluar me sigurimin ndaj zjarrit dhe rreziqeve shtesë, sigurimin shëndetësor, sigurimin e përgjegjësive, sigurimin e mallrave në udhëtim Cargo, sigurimin TPL dhe kasko të automjeteve etj. Duke u bërë pjesë e grupit të sigurimeve “Vienna Insurance Group”, Shoqëria “Sigma sh.a” përveç kërkesave ligjore të vendosura nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, zbaton kërkesa shtesë për zgjedhjen e risiguruesve në zbatim të rregulloreve të “Vienna Insurance Group”. Kryesisht risigurues te “Sigma sh.a”, janë liderët botërorë të risigurimit si: “Sëiss Re”, “Munich Re”, “SCOR”, “Lloyd Syndicate”, dhe broker kryesor “Ëillis”, një nga emrat më të mëdhenj në botë në fushën e ndërmjetësit në sigurime dhe risigurime. Sigma sh.a, nga viti në vit i ka rritur kapacitetet e saj risiguruese, gjë që do të thotë që dhe risiguruesit ndërkombëtarë kanë krijuar besim te Shoqëria jonë si një partner serioz në fushën e sigurimeve. Pas përfshirjes së “Sigma”-s në “Vienna Insurance Group”, sigurimi i rreziqeve të mëdha bëhet duke marrë edhe miratimin e saj, gjë që do të thotë që marrja përsipër e riskut është brenda parametrave europianë të sigurimit dhe risku është i risiguruar në mënyrë korrekte.

4- Mikaela HIDRI
Përgjegjëse e sektorit të shëndetit

“Tashmë jemi në gjendje t’i dalim zot dhe shëndetit tuaj”

Shoqëria e sigurimeve “Sigma” që prej muajit shtator 2008 ka hedhur në treg produktin më të ri “Sigurimi shëndetësor”. Bashkimi me kompaninë e sigurimeve me qendër në Austri, me shtrirje në pjesën më të madhe të Europes Lindore e Qendrore, “Vienna Insurance Group”, na krijoi mundësinë, që duke përdorur një rrjet të specializuar dhe mjaft profesional, të lançonim këtë lloj produkti në përputhje me kërkesat e klientëve. Ky produkt u mendua të hidhej pikërisht në këtë moment duke patur parasysh rezultatet e një studimi të hollësishëm të sistemit shëndetësor si edhe interesin që paraqiste ndërtimi i strukturave që do ta bënin më të lehtë organizimin dhe marrjen e shërbimit mjekësor për shtetasit shqiptarë. (Në bazë të statistikave rreth 17 mijë shqiptarë kishin udhëtuar për vitin 2007 për në shtetin e Turqisë për të marrë shërbim mjekësor). Zhvillimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, kontakti me praktikat e vendeve fqinje apo në gjithë botën, ka ndikuar, përveç të tjerave, edhe në mentalitetin e popullsisë shqiptare e cila tashmë, ka ardhur koha t`u japë rëndësi gjërave që vërtet vlejnë. Dhe “Shëndeti” është pa dyshim një ndër gjërat më të rëndësishme. “Sigurimi shëndetësor“ është një sigurim i cili bën të mundur kurimin, diagnostikimin dhe mjekimin e të gjithë klientëve të saj në klinikat dhe spitalet private më prestigjioze në Shqipëri, Turqi si edhe në të gjithë botën, me çmime konkurruese. I ofruar në 3 plane të ndryshme, vlera e të cilave varion në bazë të gjinisë dhe moshës së klientëve, ky lloj produkti u jep mundësi përzgjedhje sipas kërkesave specifike. Planet e sigurimit shëndetësor variojnë nga 300-600 euro mesatarisht, për një grupmoshë 30-35 vjeç, me opsionin e pagesës me këste, gjë që përbën një tjetër avantazh të këtij produkti.

5- Bexhet LATA
Drejtor i Dëmeve

“Jo më kot u vlerësuam si kompania lider në treg”

Shoqëria e sigurimeve "Sigma" që në momentin e marrjes së autorizimit zyrtar nga AMF-ja, krijoi strukturat e saj organizative dhe drejtuese dhe në këtë kuadër u organizua dhe Departamenti i Administrimit të Dëmeve. Personeli që u emërua për të punuar pranë këtij departamenti ishin persona me eksperiencë pune në fushën e sigurimeve. Aktualisht pranë Departamentit të Administratës të Dëmeve punon një personel i pajisur me licencë të posaçme si vlerësues dëmesh nga AMF-ja. Në Departamentin e Dëmeve që nga krijimi e në vazhdim janë hapur dhe trajtuar një sasi e konsiderueshme dëmesh për të gjitha produktet e sigurimit. Disa nga shërbimet, metodikat e trajtimit dhe treguesit e dëmeve nga “Sigma”, që e etiketon këtë të fundit si Shoqëri Sigurimi lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri janë: Sipas të dhënave të botuara në buletinin e AMF-së shoqëria “Sigma” radhitet e para përsa i përket pagesës së dëmeve për palët e treta (të dëmtuarit). Nga akt-kontrollet periodike dhe vjetore të ushtruara nga AMF-ja rezulton se nga personeli i Departamentit të Dëmeve të “Sigma”-s janë hapur dhe trajtuar praktikat e dëmeve në përputhje të plotë me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë aktivitetin e shoqërive siguruese. Kohëzgjatja mesatare e trajtimit të një praktike dëmi pranë “Sigma”-s është 7 ditë, periudhë kjo më e shpejtë krahasuar me të gjitha kompanitë që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve.

29 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›