Arrestohet 58-vjeçari iu gjet në shtëpi arsenal i tërë armësh
Tiranë - Arsenal i tërë armësh u gjet në shtëpinë e një 58-vjeçari nga Yzberishti. Sipas policisë, përgjatë orëve të vona të ditës së djeshme u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit Sinan Nozlli, 58 vjeç, lindur dhe banues në Yzberisht, Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse gjatë një kontrolli në banesës e tij u gjetën 3 armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme me fishekë. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan: një automatik model 56, një pistoletë e tipit “TT”, një pistoletë tip “Bereta”, dy arka të pa hapura me fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
29 Janar 2009