E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA, një lojë "Counter Strike" në Portin e Vlorës

Forcat RENEA kanë finalizuar stërvitjen në Vlorë, me një operacion të improvizuar, synimi i të cilit ishte lirimi i një trageti të rrëmbyer nga terroristët. Në operacionin e organizuar në bashkëpunim me policinë franceze janë mobilizuar mbi 80 forca. Gjatë aksionit të improvizuar, forcat RENEA janë rreshtuar për të përmbushur veprimet e një ndërhyrjeje në tragetin "Veronika". Gjatë hedhjes së një bombe në det, ku dhe ndodhej një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi, forcat RENEA me gomone dhe me palombar janë drejtuar te trageti, i cili ishte marrë peng nga disa terroristë. Aksioni është mbështetur nga ajri me helikopterë. Të armatosur ata kanë hyrë nëpërmjet shkallëve nga një gomone në target, mbështetur nga forca të tjera që kanë ndihmuar operacionin nga porta hyrëse e tragetit, helikopterët dhe zhytësit. Forcat RENEA, në një situatë simuluese kanë nxjerrë në pak minuta një grup terrorist, të cilët janë shoqëruar nga mjetet drejt ambienteve të portit. Të pranishëm dje në Vlorë kanë qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, por edhe përfaqësues të ambasadës franceze dhe drejtues të tjerë të strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar, prefekti i qarkut, drejtues të forcave kufitare etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›