E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr tokë me qira, mbjell kanabis mes misrit

Ka marrë tokë me qira dhe mes parcelës me misër ka mbjellë disa rrënjë kanabis sativa. Rasti në fjalë shënohet në fshatin Marinëz, rreth 7 km nga qendra e qytezës së Belshit në Rrethin e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 17:00 të së martës është bërë arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit Aristidh Tafani, banues në fshatin Marinëz. Arrestimi i tij u bë pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë, në një parcelë të mbjellë me misër, në territorin e ish-fermës, lagjja "Skënderbej" Elbasan, e cila është në pronësi të Shefik Berishës dhe shfrytëzohej me qira nga Tafani. Në këtë parcelë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›