E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 këshillat e mjekëve për të evituar alergjinë

Riniti alergjik (Rhinitis alergia) është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që rezulton nga një reaksion alergjik ndaj një substance si për shembull, pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj. Alergjia është hipersensitive (mbindjeshmëri) ndaj substancave të caktuara, që reflektohet nga një reagim i tepërt i sistemit imunitar (ose mbrojtës). Sistemi imunitar me mekanizma të ndryshëm tenton të eliminojë substanca të huaja, të cilat nuk “i njeh” si mikroorganizmat (bakteret, viruset etj.). Një nga rrugët e veprimit të sistemit imunitar është prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon një substancë të huaj (alergjen), për herë të parë një tip i qelizave të bardha (limfocitet), prodhojnë antitrupa që ngjiten te qelizat mast (tip tjetër qelizash të bardha). Nëse e njëjta substancë takohet sërish, alergjeni “ngjitet” te antitrupat në qelizat mast, duke shkaktuar lëshimin e disa mediatorëve (substanca kimike) që ndihmojnë për të shkatërruar agresorët.
Histamina, mediatori më kryesor
Kjo substancë sjell skuqje, fryrje ose ngushtim të hundës e rrugëve të sipërme të ajrit dhe ulje të presionit të gjakut. Pra e kuptojmë se në rast sulmi nga bakteret apo viruset, këto substanca kimike mbrojnë trupin nga infeksionet. Në këtë rast ato “hutohen”, “turbullohen” dhe padrejtësisht (trupi nuk është nën rrezik) shkaktojnë një reaksion alergjik. Sipas mjekëve, një nga problemet më të hasura nga mjekësia në reaksionet alergjike është poleni i barit, që sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshëm, qimet e kafshëve, puplat e shpendëve etj. Këtu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik (e quajtur - mushkëria e fermerit). Duke menduar se lëshimi, lirimi i këtyre mediatorëve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtës të organizmit tonë, atëherë duhet gjetur një formë për ti bllokuar këto mediatore, histaminën, që përmendëm më lart. Ekziston një grup i tërë barnash të quajtur antihistaminike ose antihistaminat.
Antihistaminat
Antihistaminat bllokojnë aksionin e histaminës në receptorët H1. Këto gjenden zakonisht në enët e vogla të gjakut, të lëkurës, hundës dhe syve. Pra parandalohet zgjerimi i këtyre enëve duke ulur skuqjen dhe ënjtjen. Gjithashtu, ato ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjëndrat e lotit e të hundës. Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru duke parandaluar vjelljen dhe të kolliturit. Por kujdes! Antihistaminat kanë dhe efekte anësore, si: tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe. Gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to. Por pasi të kalojë pak kohë antihistaminat e mbajnë rinitin alergjik nën kontroll. Përveç tyre, ekziston dhe një grup tjetër ilaçesh, i quajtur kortikosteroidet. Po ashtu njihet edhe një teknikë e re që quhet desensitivizim. Nëse barnat kanë shumë pak efekt, atëherë injektohet alergenti në sasi të ndryshme (në rritje) për të desensibilizuar sistemin imunitar. Me injeksione në seri, duhet thënë se konsumon shumë kohë e mund të japë një reaksion alergjik të rëndë dhe nuk është gjithmonë efektiv.
Terapi specifike për alergjinë
Terapia specifike bëhet me kromoliat disodik që bllokon antikorpet dhe me antihistaminikë që bllokojnë histaminën, që është substanca me të cilën antikorpet reagojnë ndaj alergjenit. Në format më të rënda përdoren kortizonë, që bllokojnë sistemin imunitar në mënyrën më drastike. Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë: hundë që rrjedhin apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, teshtima, tharje gjuhe dhe fyti edhe acarime të tyre. Vështirësi në frymëmarrje, diarre, vjedhje ushqimi, tharje dhe acarim të lëkurës. Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.
Vaksinat që parandalojnë alergjinë
Ka një terapi vaksinash që e bëjnë sistemin imunitar të mësohet me praninë e substancave alergjene. Megjithatë, njeriu mund të shfaqë alergji të tjera më pas, pavarësisht se arrin të mbrohet nga një substancë dhe ndonjëherë madje, sistemi, pavarësisht nga vaksinat, vazhdon të reagojë për arsye të pashpjegueshme në të njëjtën mënyrë. Alergjenët më të zakonshëm janë: alkooli, thumbimi i bletës apo i ndonjë insekti tjetër, pushi, ushqimi, poleni i luleve, bari, pemët, shkurret pluhuri i shtëpisë, ilaçet, myshku etj. Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike. Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun, sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejt si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa të mëdha.

10 këshillat antialergji
Tretni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes dhe në pasdite për tre muaj rresht

Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit

Të evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore

Mos merrni ilaçe pa u konsultuar mjekun

Mos pini cigare dhe evitoni ambientet me duhanxhinj

Ndiqni rregulla të rëndësishme për jetën si: flini 8 orë në natë, hani tri herë në ditë, çlodhuni ose ndaloni punën për të paktën çerek ore kur ndiheni të lodhur, kryeni një aktivitet fizik javor

Mësohuni të mos luftoni me emocionet e vetes

Tregoni kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum

E zgjidhni vendin e pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra

Ndiqni kalendarin dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara për çdo vit

Barnat antihistaminike
Acrivastine
Astemizole
Chlorpheniramine
Diphenhydramine
Loratadine
Promethazine
Triprolidine

Përgatiti: JONIDA TASHI

Të reja nga shkenca

Zbulohet gjeni që shkakton alergjinë, kujdes nga kompjuteri

Hulumtuesit kanë gjetur një gjen që ka lidhje me alergjinë. Ky zbulim hap rrugën për ilaçe të reja si kundër astmës, ashtu edhe alergjisë. Studimi është drejtuar nga Juha Kere, profesor në gjenetikën molekulare pranë institutit Karolinska në Huddinge të Stokholmit, si dhe me një punësim të pjesshëm pranë universitetit të Helsingfors’it (Helsingforsh). Shoqëria Geneos në Helsingfos, ku Kere është bashkëpronar, ka marrë patentën për këtë zbulim të ri. Juha Kere ka bashkëpunuar me hulumtues suedezë, finlandezë dhe kanadezë. Ata kanë hetuar mbi njëmijë të sëmurë nga astma, duke i krahasuar me njerëz të shëndoshë. Hetimet kanë gjetur vend në tri treva të ndryshme, dy në Finlandë dhe një në Québec të Kanadasë. E përbashkëta për këto tri treva është se popullsia ka jetuar pak a shumë e veçuar gjatë shumë qindvjeçarëve alergjikë, kujdes nga kompjuteri! Rreziku për të marrë ndonjë alergji u shtohet njerëzve të shëndetshëm kur ulen përditë përpara kompjuterit. Është e njohur prej kohësh që atyre që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike mund t’u shkaktohen shumë lehtë kundërveprime alergjike nga puna me kompjuter. Por një studim i ri, i kryer në Suedi, ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji duke qëndruar përpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën lëkurën të aktivizojë të ashtuquajturat qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik. Tek dy të tretat e të testuarve, të cilët ndenjën të ulur me shpinën përkundrejt ekranit, u vu re nga matjet prania e një sasie të lartë qelizash master. Pra lëkura është bërë gati për një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit të astmës, ekzemës dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi i ekranit të kompjuterëve.

18 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›