E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mln euro për Canën, Hamburgu tërhiqet

Edhe pse vetëm pak orë më parë transferimi i Lorik Canës te Hamburgu dukej i sigurt, klubi gjerman ka bërë prapa ktheu. Drejtuesit në "HSH Nordbank Arena" e kanë cilësuar shumë të lartë shifrën prej 10 milionë eurosh që Olimpik Marseja pretendon për prishjen e kontratës me 25-vjeçarin shqiptar. Të mërkurën, babai i mesfushorit kuqezi, Agim Cana, është takuar me drejtorin sportiv Dietmar Bajersdorf. Ata arritën marrëveshjen financiare për transferimin e kapitenit marsejez në Bundesligë, ndërsa hapi i fundit mbetej akordi mes klubeve. Hamburgu ofronte 8 milionë euro, ndërsa nënkampionët e Francës nuk lëviznin nga kërkesa prej 10 milionë eurosh. Kjo, edhe për faktin se të interesuara për shërbimet e Lorik Canës janë edhe disa klube të njohura gjermane dhe angleze. Por, me 15 milionë euro në dispozicion për merkaton e verës, shpenzimi i dy të tretave të fondeve për një lojtar nuk shihet si një lëvizje e mirë. Interes për Canën kanë shfaqur edhe Verder Bremeni, Arsenali, Liverpuli, Evertoni dhe Totenhemi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›