E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili: Daliç u vetëkandidua, por nuk kam vendosur

Kryedonatori Refik Halili ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike të ketë pasur kontakte me dy trajnerët e njohur kroatë Ilia Lonçareviç, apo me Zllatko Kranjçar për stolin e Tiranës. "Janë vetëm gënjeshtra, unë nuk kam kontaktuar me asnjë prej tyre, pasi tani kam të tjera gjëra më të rëndësishme për të bërë. Më duhet të përfundoj firmosjen e kontratave me disa lojtarë të rëndësishëm si Abraham Lila etj. Kur të kem afruar në ekip lojtarët më të mirë, atëherë do të mendoj për një trajner të madh, që do të na udhëheqë në Champions". Po ashtu, Halili ka shtuar edhe një kandidat tjetër në listën e të përfolurve: "Një ‘gazetar-menaxher‘ më ka propozuar ish-trajnerin e Dinamos, Zlatko Daliç, i cili i kishte thënë: ‘I thuaj Halilit se jam plotësisht i gatshëm për të ardhur te Tirana‘, por unë nuk e kam vendosur se kush do të jetë trajneri", përfundoi Halili.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›