E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri hapa për reformat

Administrata e Obamas pritet të propozojë riorganizimin e tregjeve financiare. Nuk jam ndonjë përkrahës i rregullave të shumta. Pasi kemi shkuar shumë larg pa rregulla, që kontribuuan në krizën aktuale, duhet t‘i rezistojmë joshjes që na çon larg në drejtimin e kundërt. Megjithëse tregjet nuk janë perfekte, rregullatorët janë edhe më pak perfektë. Përveçse janë njerëz, ata janë gjithashtu burokratë dhe subjekte të ndikuara politikisht. Për këtë rregullat duhet të jenë minimale.

Tri parime duhet t‘i drejtojnë reformat. E para, pasi tregjet janë si flluska të përmbytura, rregullatorët duhet ta pranojnë përgjegjësinë që t‘i ndalojnë këto flluska që të rriten edhe më shumë. Alan Greenspan, ish-shef i Rezervave Federale, dhe të tjerë me qëllim e kanë refuzuar këtë përgjegjësi. Nëse tregjet nuk i njohin këto flluska, ata argumentojnë se as rregullatorët s‘mund ta bëjnë. Ata kishin të drejtë dhe tani rregullatorët duhet ta pranojnë detyrën, madje duke e ditur se e kanë gabim. Ata, megjithatë, kanë përfitime nga reagimi i tregjeve, kështu që ata munden dhe duhet vazhdimisht t‘i përmirësojnë gabimet e tyre. E dyta, të kontrollohen flluskat e aseteve nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar furnizimin me para; gjithashtu duhet ta kontrollojmë disponueshmërinë e kredisë. Kjo nuk mund të bëhet vetëm me mjete monetare.

Ne, gjithashtu, duhet të bëjmë kontroll të kredisë, si kërkesa të kufizuara dhe burimet minimale të kapitalit. Aktualisht, këto duhet të rregullohen, pavarësisht gjendjes së tregjeve. Pjesë e punës së autoriteteve është të neutralizojë këtë gjendje. Kërkesat e kufizuara dhe kapitali minimal duhet të rriten për t‘iu përshtatur kushteve të tregut. Rregullatorët të ndryshojnë proporcionin e kredive në hipoteka komerciale dhe për banim për çështje të riskut shtesë, në mënyrë që ta parandalojnë shpërthimin në tregun e patundshmërive. E treta, duhet të rikonceptojmë domethënien e riskut të tregut. Hipotezat e tregut të efektshëm kërkon që ato të shkojnë drejt ekuilibrit dhe devijimeve të rastit; për më tepër, tregjet duhet të funksionojnë pa ndonjë lidhje me rendjen e çmimeve.

Në këto kushte, rreziku mund të barazohet me efektin e riskut të pjesëmarrësve individualë të tregut. Derisa ata e menaxhojnë mirë riskun, rregullatorët duhet të jenë të lumtur. Por, hipoteza e tregut të efektshëm është joreale. Tregjet janë subjekt i zhbalancit që pjesëmarrësit individualë mund ta injorojnë nëse mendojnë se mund t‘i kthejnë në para pozitat e tyre. Rregullatorët nuk mund ta injorojnë këtë çekuilibër. Nëse shumica e pjesëmarrësve në treg nuk janë në të njëjtën anë, pozitat nuk mund të jenë likuide pa e çekuilibruar tregun apo edhe më keq, pa shkaktuar kolaps. Në këtë rast, autoritetet duhet t‘i dalin në ndihmë. Kjo do të thotë se paraqitet një risk sistematik në treg, përveç atij që shumë pjesëmarrës e nuhasin para krize. Sigurimi i hipotekave ka shtuar dimensione të reja të riskut sistematik. Inxhinierët financiarë kanë pohuar se po e reduktonin riskun përmes diversifikimit gjeografik: në fakt ata po e rrisnin atë duke shkaktuar një problem të agjencisë.

Agjentët më shumë ishin të interesuar të rrisnin të ardhurat, sesa t‘i mbronin interesat e aksionarëve. Kjo është një e vërtetë që është injoruar nga rregullatorët dhe pjesëmarrësit e tregut. Për të shmangur përsëritjen, agjentët duhet të kenë "lëkurën në lojë", por pesë për qind e propozuar nga administrata është më shumë simbolike se e pavarur. Unë do ta vlerësoja dhjetë për qind si kërkesë minimale. Për të lejuar letrat me vlerë, bankat duhet të bartin risk më të lartë se baza e "Basel Accords". Bankat duhet të paguajnë për garanci të padyshimtë dhe të pranojnë restrikcionet se si t‘i investojnë paratë e depozitorëve; ata nuk duhet të lejohen të spekulojnë për llogaritë e tyre me paratë e njerëzve të tjerë. Është mbase jo praktike të ndahen bankat investuese nga bankat komerciale, siç ka bërë Amerika me aktin "Glass Steagull" në vitin 1933.

Por, duhet të jetë një mur ndarës i brendshëm që ndan mënyrën e tregtimit me para të pronarëve nga bankat komerciale. Tregtimi me para të pronarëve (term që përdoret në bankat investuese, kur firmat blejnë aksione) financohet në sajë të kapitalit vetjak të bankës. Nëse banka është shumë afër dështimit, rregullatorët duhet ta mbrojnë edhe kapitalin e saj nga rreziku. Ata duhet të rregullojnë pakot për kompensim të pronarëve, në mënyrë që risku dhe shpërblimi të jenë në të njëjtën linjë. Përfundimisht, unë kam pikëpamje të fuqishme lidhur me rregullimin e çështjes së derivateve. Opinioni vendimtar është se ato duhet të tregtohen (shiten e blihen) sipas normave (çmimeve) të caktuara. Kjo nuk mjafton. Lëshimi dhe tregtimi i derivateve duhet të rregullohet sikurse aksionet. Rregullatorët të insistojnë që derivativët të jenë korrespondues, të standardizuar dhe transparentë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›