Vdekja e gazetarit, nuk cilësohet si e dyshimtë

Vdekja e ish-gazetarit të së përjavshmes britanike "News of the World", Sean Hoare, është "e papritur, por nuk vlerësohet si e dyshimtë", ka deklaruar policia britanike, e cila po bën hetimet për rastin. Hoare të hënën në mëngjes u gjet i vdekur në Watford. Ai ishte në mesin e grupit të parë të njerëzve që folën për skandalin e përgjimeve.
E përditshmja “The Guardian” ka shkruar se gazetari Hoare ka pasur probleme të rënda me alkoolizmin dhe drogën.
Ndërkohë, kryeministri britanik, David Cameron, do të kthehet më shpejt nga vizita e tij në Afrikë për shkak të skandalit të përgjimeve që përfshin disa njerëz me lidhje të ngushta me udhëheqësin britanik.