Pakistani bëhet me ministre të Jashtme

Pakistani ka emëruar femrën e pare, për ministre të Jashtme. Hina Rabani Khar është po ashtu ministrja më e re e Jashtme në historinë e Pakistanit. Khar, 34 vjeçe, ka shërbyer më parë si zëvendës-ministre e Jashtme.
Posti më i lartë në ministri ka qenë vakant që nga largimi i Shah Mehmuod Kureshit në muajin shkurt, gjatë riformatizmit të kabinetit qeveritar.