E Diel, 1 Nëntor 2026

10 qeverite në ekzil me 1952-shin: “Si do ta rrëzojmë komunizmin”

Gazeta amerikane publikon të plotë deklaratën e 10 krerëve të shteteve. Mes firmëtarëve është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga mbreti Zog

WILLIAMSBURG - Qeveritë dhe kushtetutat komuniste i kanë detyruar vendet tona kombëtare, duke shtypur liritë dhe zvetënuar në të gjithë kuptimin e fjalës simbolin e parimeve njerëzore, të mishëruar në dokumentet e vërteta, të tilla si Deklarata e Virxhinias për të Drejtat. Që atëherë ajo ishte e lajmëruar për reforma sociale, ekonomike dhe njerëzore, që ishin thjesht propagandë e paracaktuar që të mashtronin njerëzit dhe t’u imponojë atyre qeveritë komuniste përmes skemës së ligë, totalitarizmit, konspiracionit ushtarak reaksionar dhe imperialist, të cilat praktikisht dhanë efekte prapavepruese në kohë, duke vënë kushte e skllavëruar vendet tona:
Ne, firmëtarët, përfaqësuesit e 10 vendeve tona të vjetra që ndodhemi në ekzil, të cilat mbahen nën zgjedhën e regjimeve që refuzuan pavarësinë e popujve tanë dhe i privuan ata që të bekonin shtëpitë e tyre, çlirimin e tyre, traditat e tyre kombëtare, jemi takuar këtu në Shtëpinë Borgeze, (House Burgesses) në të cilën u nënshkrua Deklarata e Virxhinias për të Drejtat më 12 qershor 1776, e bëjmë një gjë të tillë në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje historike, duke pranuar parimet për të çuar më përpara aktin më të madh njerëzor. Përmes këtyre parimeve, në mënyrë të veçantë ne ruajnë lirinë dhe prejardhjen e barabartë të njeriut, të drejtën e patjetërsueshme për t’iu gëzuar jetës, lirisë dhe pronës. Ne ripërsërisim se pushteti buron nga populli dhe se qeveria është shërbëtore e popullit, se qëllimi i qeverisë është garantimi i lumturisë dhe sigurisë më të madhe, se kur çdo lloj qeverie bëhet destruktive në qëllimet e saj, është e drejtë e njerëzve që ta zëvendësojnë ose ta shfuqizojnë atë dhe të krijojnë një qeveri të re, dhe që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga ekzekutivi, që zgjedhjet duhet të jenë të lira, që ligjet nuk mund të mos zbatohen ose të veprojnë pa pëlqimin e të qeverisurve.
Të drejtat individuale
Ne shpallim të drejtën në procedurat juridike publike, të njohim shkaqet dhe natyrën e çdo akuze dhe të jemi të lirë nga detyrimi për të dhënë dëshmi kundër çdo njeriu; të jesh i mbrojtur nga kontrolli arbitrar, që liria e shtypit të jetë thelbësore, që ushtria të nënshtrohet dhe qeveriset nga pushteti civil, që asnjë qeveri e lirë nuk mund të ruajë parimet etike pa parimin e besnikërisë së fortë se të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara të drejtës së ushtrimit të lirë të besimit.
Ne dimë se popujt tanë mund të arrijnë sigurinë dhe lumturinë vetëm përmes zbatimit të këtyre parimeve të mëdha, të cilat nuk mund të jenë efektive, duke u përjashtuar liria nga tirania.
Përmes kësaj deklarate ne deklarojmë se; që popujt tanë të jenë të lirë, policia sekrete, kampet e përqendruara, puna e detyruar, eksperimentimi nga torturat dhe kanosja, zhvatja, arrestimi, gjenocidi dhe deportimi; që të gjitha duhet të shfuqizohen në mënyrë të menjëhershme. Duhet të zhduken diskriminimi klasor, ose kombëtar, racor, fetar ose politik, persekutimet e besimit dhe të kishës dhe sundimi i çdo kombi nga një fuqi e huaj. Ligjet për torturat dhe ndëshkimet me punë të detyruar duhet të shfuqizohen menjëherë. Fshatarët duhet të jenë të çliruar nga kolektivizimi i detyruar dhe nga kooperativat bujqësore.
Ne zotohemi se tirania në shpirtin dhe mendjen e njeriut duhet të zhduket te vendet tona, tirania e çdo klani në minorancë ndaj atij në maxhorancë, ose tirania e shumicës ndaj pakicës. Ne zotohemi se sundimi i terrorit duhet të zëvendësohet nga liria e bazuar në ligj dhe se parimet dhe liritë themelore do të bëhen themel i qeverisë së popullit, për popullin dhe nga populli. Njeriu dhe jo shteti është njësia e progresit të vërtetë dhe se krijimi i organizatave politike, sociale dhe ekonomike do të zgjidhet nga populli në një mënyrë të tillë që të vendoset rendi dhe drejtësia sociale.
Të drejtat e pronës private
Ne premtojmë se të drejtat e pronësisë private të tokës do të rikthehen dhe se toka dhe pronat e tjera që iu morën fshatarëve prej kolektivizimit do të shkojnë sërish atje, tek ata që i kishin. Kooperativat dhe format e tjera të organizatave, që në mënyrë vullnetare u morën nga fshatarët për qëllime ekonomike, nuk do të cenohen nga ndërhyrjet e qeverisë.
Bashkimet tregtare vullnetare të lira dhe të pavarura, organizatat e punës do të jenë mbrojtësit e të drejtave dhe interesave të punëtorëve. Punonjësit do të jenë të lirë të zgjedhin punëdhënësin e tyre dhe vendin ku ata dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë. E drejta dhe dinjiteti i punonjësit do të jetë i mbrojtur dhe mundësitë e tij për progres ekonomik dhe social përfshijnë të drejtën e zotërimit të pronës, që do të jetë e pacenueshme.
Ne dimë se popujt e Europës Qendrore dhe Lindore, në mënyrë të vendosur janë të lirë të bashkëpunojnë me komunitetin e shteteve të lira dhe që ata janë të etur që të marrin pozicionin e tyre natyral për lëvizjet e mëdha të popujve të lirë në drejtim të marrëdhënieve më të mira dhe bashkëpunimi më të ngushtë. Popujt e lirë do të vendosin vetë mes tyre lidhje të forta rajonale dhe nga ky bashkëpunim më pas të krijojnë Shtetet e Bashkuara të Europës.
Shumë prej këtyre parimeve vetëm sa ishin përfshirë në kushtetutat e vendeve tona përpara se ato të zëvendësoheshin me instalimin e totalitarizmit.
Ne, për veten tonë, angazhohemi të fusim te popujt tanë të gjithë të drejtat dhe parimet që do të çojnë në kushtetutat e ardhshme të të gjitha vendeve tona.
Për më tepër, ne marrim përsipër, me ndihmën e Zotit dhe të atyre qytetarëve besnikë që sot vuajnë nën zgjedhën e komunizmit, që t'i sigurojmë se vetëm këto të drejta dhe parime janë të mishëruara në kushtetutat e reja të popujve tanë; ata do të jenë mbrojtësit dhe respektuesit, për të mirën e përbashkët të civilizimit europian dhe për trashëgiminë kulturore të qenies njerëzore.

Publikohet i plotë teksti i “Deklaratës së Williamsburgut të vitit 1952”, firmosur nga udhëheqësit në ekzil të Shqipërisë, Bullgarisë, Çekosllovakisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Polonisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë.
Deklarata është botuar më 13 qershor 1952 në gazetën “The New York Times”

Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›