Suedia njeh zyrtarisht Kosovën, Holanda e njeh formalisht
Shkon në 81 numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë ditës së djeshme, Suedia ka bërë zyrtarisht njohjen e shtetit të ri, ndërsa Holanda e ka njohur formalisht atë. Ministria e Punëve të Jashtme suedeze ka konfirmuar lajmin pas një takimi të zhvilluar nga kryeqeveritari Fredrik Reinfeldt me shefin e diplomacisë Karl Bilt. Një nga arsyet e njohjes së Republikës së Kosovës nga Suedia është se Kosova që nga viti 1999 ishte nën pretektoratin e Kombeve të Bashkuara dhe se faktikisht nuk ishte pjesë e sovranitetit të Serbisë. Suedia është vendi i dytë skandinav, pas Danimarkës, që njeh Kosovën e pavarur. Ndërkohë, edhe Holanda ka njohur formalisht Kosovën e pavarur. Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Maksim Verhagen, ka bërë të ditur se Holanda tashmë ka njoftuar autoritetet në Prishtinë për këtë vendim, përmes një letre diplomatike. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, qeveria e Holandës u shpreh e shqetësuar për të drejtat njerëzore e sidomos për minoritetin serb. Për këtë ajo kërkoi kohën e mjaftueshme për të hedhur hapin e njohjes. Edhe Kroacia pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht më 13 mars.
5 Mars 2008