E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativat e dështuara të qeverive në ekzil

Pas instalimit përfundimtar të sistemeve komuniste në vendet e Europës Lindore, familjet mbretërore të zhvendosura në Perëndim që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, kryesisht në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën betejën për rikthimin e tyre duke kërkuar mbështetjen e qeverive të vendeve ku ndodheshin. Shumë prej shteteve nuk i përkrahën, me përjashtim të autoriteteve londineze apo ndonjë vend tjetër, të cilët i respektuan për statusin që kishin edhe për shumë vjet. Qeveritë në ekzil u përpoqën që të organizoheshin, por nuk kishin përkrahjen e Perëndimit për t’u rikthyer në vendet e tyre. Disa tentativa dështuan. Edhe mbreti Zog u përpoq që të vijë në Shqipëri duke dërguar fillimisht forca të armatosura për të shembur pushtetin popullor. Por të gjitha grupet u neutralizuan nga strukturat e sigurimit dhe të rendit të Shqipërisë. Më në fund, në qershorin e vitit 1952, 10 qeveritë dhe mbretëritë në ekzil, përfshirë edhe familjen mbretërore shqiptare firmosën një deklaratë ku angazhoheshin për rikthimin në vendet e tyre, përmbysjet e sistemeve komuniste dhe vendosjen e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Gazeta po boton të plotë deklaratën e njohur si “Deklarata e Uilliamsburgut të vitit 1952”, e firmosur pikërisht në vendin ku u hodhën bazat e Amerikës së bashkuar dhe moderne.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›