Kampioni i Evropës, 21.5 mln euro përfitime në Champions
Të gjithë “luftojnë” për të marrë pjesë në Champions. Arsyeja: aty përfitimet financiare kanë minimalisht 6 zero nga prapa. Për debutueset do të thotë të ardhura të papara ndonjëherë, për elitaret buxhet shtesë për merkaton gjithnjë e më shumë konkurruese. Madje Champions nuk është thjesht një përfitim financiar që vjen nga direkt nga UEFA dhe për më tepër nga e drejta televizive në xhepat e klubeve, pjesëmarrëse në fazën e grupeve, por edhe një vitrinë e artë për çdo futbollist që kërkon të rrisë kuotat e tija. Paçka asaj që ndodh në fazën e grupeve, paçka se cilat skuadra kalojnë në çerekfinale, gjysmëfinale e më tej, sipas UEFA-s secili klub merr tri milionë euro. Kësaj shume i shtohen edhe 2.4 milionë euro që këto skuadra i përfitojnë nga zhvillimi i 6 ndeshjeve në grupe paçka rezultateve. 5.4 milionë eurove të sigurta u shtohen edhe 10 milionë euro që çdo skuadër pjesëmarrëse merr nga e drejta televizive. Por “lumi i parave” nuk mbaron këtu. Sipas një llogarie të thjeshtë nëse një skuadër del Kampione Evrope duke fituar edhe të gjitha takimet në grupe përfiton rreth 21.5 milionë euro (pa përfshirë këtu të drejtën TV).
Përfitimet e Champions
3 milionë euro- përfiton çdo skuadër që merr pjesë në fazën në grupe të Kupës së Kampioneve.
2.4 milionë euro- plus përfiton ekipi nga 6 ndeshjet që zhvillon në grupe edhe sikur ti humbasë që të 6-ta.
600 mijë euro- marrin skuadrat për çdo fitore në ndeshjet në grup. Ndërsa për barazimet merr 300 mijë euro.
2.5 milionë euro- merr ekipi që kalon në çerekfinalet dhe gjysmëfinalet duke arritur në finalen e Champions.
3 milionë euro- do të marrë çdo skuadër që do të mund të shkojnë deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
4 milionë euro- përfiton skuadra që luan finalen e Champions por që nuk e fiton, pra nënkampionia e Evropës.
7 milionë euro- të tjera plus shkojnë në xhepat e skuadrës fituese, ose më mirë Kampiones së Evropës.
21.5 milionë euro- përfiton skuadra Kampione, natyrisht nëse fiton edhe të gjitha ndeshjet në grupe.
18.5 milionë euro- përfiton nënkampionja e Evropës, edhe kjo nëse arrin të fiton të gjitha ndeshjet në grupe.