10-vjeçari: Jam përgjegjës për sulmin e 11 shtatorit!
Një fëmijë 10-vjeçar në Britani është i bindur se ka përgjegjësi për sulmet tragjike të 11 shtatorit në SHBA mbi kullat binjake.
Më 11 shtator 2001 nuk bëri ritualin e zakonshëm, duke vendosur këmbën në një shenjë të veçantë e të bardhë. Që nga ajo ditë kjo mungesë e gjestit të tij të përditshëm e ka bërë të mendojë se është përgjegjës për aktin tragjik. Ngjarja është transmetuar në adresën online të së përditshmes britanike “Telegraph”. Gazeta, duke cituar revistën “Neurocase”, shpjegon se vogëlushi vuan nga sëmundja obsesive-kompulsive (Doc) dhe nga Sindroma Tourette. Sipas Mary Robinson, psikologe, fëmija ndjehet përgjegjës për atentatin vetëm sepse atë ditë nuk ka kryer gjestin e përditshëm. Sipas psikologes, “ky rast thekson urgjencën e mbrojtjes së fëmijëve të vegjël pa i trembur me njoftimet nga terrorizmi dhe zmadhimet që i jepen ngjarjeve nga mediat”. Sëmundja obsesive-kompulsive (Doc) është një sëmundje psikiatrike që karakterizohet kryesisht nga mendimet obsesive të lidhura me gjeste të veçanta apo rituale që ndiqen zakonisht, të cilat tentojnë në neutralizojnë obsesionet. Sindroma Tourette është një sëmundje neurologjike karakteristikat e së cilës janë prania e tikeve të ndryshme të papritur, të shpejtë, të përsëritshëm, jo ritmikë, stereotipa, me fjalë apo lëvizje pa një qëllim të caktuar.