E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha Elisabet blen një McDonald’s

Mbretëresha Elisabet II është bërë pronare e një fast-food-i të linjës McDonald’s pranë Kështjellës Windsor, në Londër. 

Megjithatë, është e pamundur që mbretëresha ndonjë ditë të hyjë në këtë restorant ushqimi të shpejtë për të ngrënë një Big Mac. Blerja është thjesht një investim nga ana e shoqërisë që administron pronat e Kurorës Mbretërore britanike. Kjo shoqatë ka investuar 92 milionë sterlina (rreth 116 milionë euro) duke blerë një qendër tregtare në Slough, një qendër të cilën mbretëresha mund ta shikojë edhe nga dritaret e apartamentit të saj mbretëror në Tamigi. Por në pallatin mbretëror thuhet se është e pamundur që mbretëresha të shkelë në pronën e saj të re. Mbase sepse në lokal nuk lejohen qentë dhe mbretëresha nuk mund të ndahet nga krijesat e saj të preferuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›