Ronaldo: Stop filmit porno me sozinë
Një Gjykatë në San Paolo, Brazil ka vendosur të ndalojë shpërndarjen e një filmi pornografik me ish të dashurën e yllit të futbollit, Ronaldo, Viviana Bruneri, dhe një sozie të qendërsulmuesit brazilian.
Filmi me drita të kuqe titullohet “Rroftë Ronaldina, hera ime e parë” dhe është prodhuar dhe lançuar në treg nën etiketën e “Sexy World”. Ronaldo tashmë për disa muaj nuk do të luajë futboll pas një dëmtimi në gju. Sapo ka mësuar për prodhimin e këtij filmi, ai menjëherë e ka hedhur në gjyq kompaninë prodhuese, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së tij. Gazeta e përditshme braziliane “Folha de San Paulo”, në publikimin e saj online, citon njoftimin e zyrës së shtypit të Ronaldos, që përgëzon gjykatën për vendimin e drejtë, të kërkuar nga vetë futbollisti.