E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, i injektonte pacientëve detergjent

Një infermiere është arrestuar në Teksas, pasi u vërtetua se ajo i kishte injektuar disa pacientëve të saj detergjentë në tubat e vendosur për dializa. 

Kjo ishte vërtetuar në të paktën dy raste. Arrestimi i saj u bë në vendin e punës, në qendrën mjekësore të qytezës teksane, Lufkin ku edhe në të kaluarën ishin regjistruar katër vdekje misterioze të pacientëve. Infermierja në fjalë është parë nga dy dëshmitarë, duke përdorur një shiringë për të injektuar substancën toksike në makinerinë e dializës që ishte e lidhur me dy pacientë, të cilët i kishin mbijetuar substancës, pasi mjekët e tjerë ishin kundërpërgjigjur në kohë. Infermierja, e cila ishte pushuar nga puna prej pak kohësh nga qendra mjekësore, është akuzuar për agresion të rëndë dhe është dërguar në burg. Policia tani po kryen hetime mbi katër pacientët e tjerë të qendrës mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›