Ligji i ri:Jo duhanit, po marijuanës
Parlamenti i Holandës ka aprovuar një ligj të ri, i cili si në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk e lejon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Pronarët e restoranteve dhe bareve kanë shprehur shqetësimin e tyre se kjo do t’i ulë fluksin e punës, pasi në këtë vend ka një numër të konsiderueshëm duhanpirësish. Por ata dhe shumë konsumatorë janë lehtësuar kur kanë mësuar se ky ligj nuk prek konsumin e marijuanës, e cila në këtë vend është e lejuar me ligj dhe mund të blihet fare lehtë në çdo pikë shitjeje artikujsh të ndryshëm apo farmaci. Kushti i vetëm, i cili lejon të konsumohet barit të quajtur çudibërës është që ai të mos përzihet me duhan, por të pihet 100 për qind i pastër. Ligji hyn në fuqi pas tre ditësh.