E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vjet SIGMA histori dhe arritje 50 % zbritje per sigurimin e pronës dhe biznesin

>Sigma, kompania e parë private në Shqipëri,feston 10 vjetorin e saj. Bëhet fjalë për një ndër kompanitë e Sigurimit më të sigurta dhe më të shpejta në dëmshpërblimin e të dëmtuarve. SIGMA realisht në këtë fushë është më e mira në treg, nëse i referohemi  edhe shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Duke marrë për bazë numrin e kontratave dhe numrin e pagesës së dëmeve Kompania  zë vendin e parë. Gjatë këtyre 10 viteve të Sigma-s, pagesa e dëmeve në kohë dhe shërbimi kanë qenë avantazhet të cilët kanë bërë diferencimin nga Kompanitë e tjera që operojnë në vend. Përparësi në politikën e Sigmës, ka patur gjithmonë klienti dhe të cilit i jepet garancia e një pagesë shumë të shpejte në kohë dhe vlerë Në këtë histori 10-vjeçare mund të jenë 15-20 mijë klientë të cilët kanë përfituar nga Sigma. 7-8 muaj më parë Sigma dëmshpërbleu kompaninë "Kurum", e cila  para 1 viti pësoi një aksident nga shpërthimi i furrës. Kjo kompani mori një dëmshpërblim prej 3 milionë dollarë nga SIGMA dhe nga partnerët e saj. Aftësia paguese e firmës dhe serioziteti janë rritur  dhe janë një dëshmi duke përpunuar mbi 2 mijë kërkesa për dëmshpërblim në vit. Pikërisht në këtë përvjetor vjen një tjetër ofertë e kompanisë, reduktimi me 50 për qind të primit për sigurimin në këtë fushë. Për muajin shkurt Sigma u ofron të gjithë të interesuarve, si dhe klientëve të saj 50 për qind më pak në prim sigurimi, për të gjitha sigurimet vullnetare të pasurisë .Bashkë me të vijnë jo vetëm projektet e reja të kompanisë në fushën e sigurimit shëndetësor, por edhe nevoja për shtrirjen e sigurimit të detyrueshëm në fushën e hotelerisë, apo restoranteve.Duke pasur parasysh se këto 10 vitet e fundit pjesën kryesore të sigurimeve e zënë sigurimet e detyrueshme dhe sidomos ato motorrike, risia e Sigma-s ishte hovi i madh që pati gjatë 2008-ës në sigurimet vullnetare, kryesisht në sigurimet e pronës dhe të bizneseve. Në krahasim me një vit më parë ato janë rreth 2.5 herë më shumë, në vlerë dhe në numër kontratash. Kjo do të jetë dhe strategjia e Kompanisë për vitin 2009. Ky fokusim do ti shërbeje dhe nevojave të shqiptarëve në mënyrë që ata të mos gjenden të papërgatitur përballë fatkeqësive të pashmangshme, si për biznesin ashtu edhe për pasuritë e familjarëve, shtëpitë apo apartamentet e tyre. Fuqia ekonomike sa i përket dëmshpërblimit tashmë është e garantuar duke qenë pjesë e një portofoli europian nën ombrellën e Vienna Insurance Group. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Kompanisë se Sigurimeve Sigma.sh.a, Z.Qemal Disha, fillimi i Kompanisë në vitet 1999 ka qenë me produkte sigurimi tradicionale, pjesë e të cilave ka qene dhe sigurimi i autostradës nga Vora deri në Durrës. Ishte një fillim shumë i vështirë edhe pse ishte një terren të cilin pjesa më e madhe e stafit, duke mbajtur mbi supe dhe një eksperiencë të gjatë nga puna e tyre në Insig e njihnim mirë. Bëhej fjalë për vitet e vështira të periudhës së tranzicionit që kaloi Shqipëria. Këto vështirësi favorizoheshin dhe nga situata problematike ekonomike e vendit. Fillime të cilat shënuan arritje, mosarritje, por edhe bllokime pasi nuk ishin vendosur standarde për Kompanitë e Sigurimeve. Ishte koha kur sapo kishte filluar të monitorohej tregu i sigurimeve. Rezultatet e para filluan të shfaqen pas 2-3 vjetësh me një zhvillim të jashtëzakonshëm. Sigma u bë Lider në treg dhe të arriti rezultate të cilat e vendosnin  herë në vendin e parë, herë në vendin e dytë-shprehet zoti Disha. SIGMA solli risi jo vetëm sepse ishte kompania e parë private që u hap, por liberalizoi de facto tregun e sigurimeve. Nga shtatori i vitit 2007, SIGMA.Sh.a , ka ndryshuar pronarin dhe kontrollohet tërësisht nga VIG nëpërmjet Grupit të Shërbimeve Financiare TBIH. Për Sigmën dhe për të gjithë klientët kjo do të thotë një garanci shumë më e madhe. Falë orientimit, dhe strategjive menaxhuese të VIG, duke e orientuar kompaninë në sigurimin vullnetar, viti 2008 solli dhe një rritje të madhe në sigurimet vullnetare në vend, si dhe filloi një fluks i madh interesimi për sigurimin e pronave dhe bizneseve, duke bërë që sigurimet për këtë vit të ishin 2.5 herë më të larta se në vitin 2007. Objekte sigurimesh vlera e të cilëve ka arritur deri në 400 mln euro, u bënë pjesë e portofolit të sigurt të Sigmës. Sfida më e fundit e Kompanisë është dhe paketa e  Sigurimi Shëndetësor,paketë e cila është një sigurim, që bën të mundur kurimin, diagnostikimin dhe mjekimin e të gjithë klientëve në klinikat dhe spitalet private më prestigjiozë në Shqipëri, Turqi e vende të tjera, me çmime konkurruese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›