10 vjet burg për vrasësin e 4 shqiptarëve
Prishtinë - Gjykata e Prishtinës ka vendosur dënimin 10 vjet burg për serbin M. S., i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë në qershor të vitit 1999. Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarë ndërkombëtar, ka zhvilluar plot nëntë seanca në Gjykatën e Prishtinës për të arritur në vendimin përfundimtar. Gjatë procesit hetimor, përveç dëshmive të ofruara janë dëgjuar edhe 8 dëshmitar, 5 nga të cilët kanë identifikuar të akuzuarin si pjesëmarrës në grupin e serbëve që kryen vrasjen e Nezir Gashit, Arianit Berishës, Venet Bajramajt e Uran Ajetit, ndërsa kishin plagosur Zeqir e Ardian Gashin.
Ndërkohë, edhe 3 serbë të tjerë janë të përfshirë në aktakuzën e këtij rasti, por deri më tani ende nuk e kanë përjetuar ballafaqimin me drejtësinë. Hetimet rreth çështjes kanë nisur që në vitin 2000.