Prizren, dorëzohen ndihmat gjermane për FSK-në
Prizren – Gjermania do të dhurojë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) 204 automjete. Ato janë të llojeve të ndryshme, automjete të vogla, kamione dhe pajisje të tjera. Sipas zyrës së Task Forcës Shumëkombëshe, para se të bëhet dorëzimi i automjeteve dhe pajisjeve në FSK, këto pajisje janë kontrolluar dhe rregulluar. Një pjesë e këtyre ndihmave do të dorëzohen sot gjatë një ceremonie në kampin ushtarak Airfild në Prizren. Komandanti i kontingjentit gjerman gjenerali Harald Fugger, do t'i dorëzojë këto ndihma komandantit të FSK së gjeneralit Sylejman Selimi.