Festa e Pavarësisë, KFOR-i në gatishmëri
Mitrovicë -Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe Vepruese në Veri, gjenerali Philipe Brass deklaroi sot se KFOR-i do të bashkëpunojë ngushtë me strukturat bashkiake në Mitrovicë për menaxhimin sa më të mirë situatës.Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi dhe komandanti i KFOR-it në veri, gjenerali Brass diskutuan sot masat që janë marrë për menaxhimin e situatës gjatë ditëve kur do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për njëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Rexhepi njoftoi gjeneralin Brass me përgatitjet për këtë përvjetor. Ai tha se është vendosur që manifestimi qendror të mbahet në pallatin e sportit, duke shtuar se njerëzit kanë të drejtë të festojmë, por në mënyrë të qetë dhe civilizuese