Perëndimi kërkon bisedime Prishtinë-Beograd
Prishtinë - Perëndimi ka kërkuar bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit. E përditshmja kosovare “Zëri” shkruan se përfaqësuesit e Kuintit dhe treshes së BE-së janë unikë në qëndrimin se Prishtina e Beogradi duhet të zhvillojnë bisedime që rezultojnë nga raporti i kreut të OKB-së Ban Ki Mun të 24 nëntorit. Gazeta shkruan se përfaqësuesit e Kuintit dhe të treshes së BE-së kanë rënë dakort që temat e ngritura në raportin e fundit për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të KB duhet të janë pjesë përbërëse e dialogut ndërmjet Prishbtinës dhe Beogradit, pavarëisht se si do të cilësohet ai, si "dialog teknik" apo ndryshe. Duke iu referuar burimeve diplomatike perëndimore në Prishtinë dhe Bruksel, Zëri thekson se motivet kryesore të shteteve të mëdha perëndimore pro kë tij dialogu kanë të bëjnë me situatën e paqëndreushme e të brishtë në veri të Kosovës.