NATO dhe SHBA kritikojnë Rusinë
NATO dhe SHBA kanë kritikuar ashpër paralajmërimet ruse për dërgimin e trupave shtesë në provincat e Gjeorgjisë, në Abhazi dhe Osetinë Jugore. Një zëdhënës i Natos kumtoi se këto kërcënime me dhunë kanë ashpërsuar edhe më tej situatën dhe cënojnë integritetin territorial të Gjeorgjisë.
"Federata ruse ka kumtuar se dërgimi i trupave bëhet në kuadër të numrit të parashikuar, për mbajtjen e paqes. Mirëpo më duhet të them se shtimi i trupave nuk qetëson situatën, por e tendos edhe më shumë atë", theksoi zëdhënësi James Appathurai.
Ndërkohë agjencia ruse Interfax, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes ruse, njofton se Rusia tani më ka dërguar një kontigjent trupash shtesë në Abhazi. Ministrja e jashtme Nino Bushardnadze bëri të ditur se në rast vazhdimi të tendosjeve, Gjeorgjia do ta bllokojë anëtarësimin e Rusisë në Organizatën botërore tregtare.
"Rusia po përpiqet ta destalizojnë vendin tonë. Qëllimi kryesor i Rusisë është që të mos lejojë që Gjeorgjia të jetë një shembull i suksesit dhe të pengojë integrimin tonë në NATO dheEvropë", theksoi minsitrja, duke shtuar se Rusia nuk mund të përparojë asnjë hap më shumë në drejtim të Organizatës botërore tregtare, në qoftë se vazhdon me forcimin e planifikuar të tregtisë me këto republika kaukaze. Abhazia dhe Osetia Jugore janë pjesë të territorit të Gjeorgjisë, ndërkohë që shumica e banorëve kanë pasaporta ruse.