100 VITE Të KONGRESIT Të ALFABETIT SHQIP
Më 14 nëntor 2008 mbushen 100
vjet nga Kongresi i Manastirit,
ose siç thuhet, "Kongresi i alfabetit
të gjuhës shqipe"
Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të
lashta në familjen e gjuhëve indoevropiane,
është dëshmi e fuqishme e identitetit
kombëtar dhe faktor kryesor në
mbijetesën e vetë kombit.
Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar
nga autoritetet shkencore dhe akademike
botërore, dëshmon njëkohësisht
lashtësinë e kombit, popullit shqiptar,
që e ka krijuar, e ka folur, e ka
zhvilluar dhe e ka ruajtur deri në ditët
tona. Gjuha shqipe zotëron cilësi të larta
linguistike dhe është e aftë të japë
shqip kryeveprat e letërsisë botërore;
shqipja është gjuhë e një kulture
qytetëruese.
ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe
shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e
tyre. Ato kanë ecur në një udhë të gjatë
dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje
të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e
pengesa të panumërta. Lëvizja për ABCnë
dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë
përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore
të kombit tonë, ka hasur në
kundërshtime dhe qëndrime negative
të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë
përpara duke pasur pishtarët e vet.
Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip
u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare
dhe pas saj. Pas daljes në dritë
të "Abetares" së Naum Bredhit, lëvizja
për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan
përherë e më rreptë nga oborri osman
dhe athino-fanaritët jo më si një
dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike.
Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari
ynë i njohur, do të lëshonte alarmin:
"Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk
do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të
ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk
do të shënohet më emri shqiptar ndë
kartë të botës" ("Nëpër udhën e penës
shqiptare", f.7).
Përpjekjet e Rilindësve për gjuhën
shqipe, për shkollën shqipe, kishin si
hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je
shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC
t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë
gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike
dhe atyre të shqiptimit.
Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, që
kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëritjetrin:
vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku
dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2
mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin
e madh të parë, të cilët ndërtuan shkronjat
dhe shkrimin alfabetik, ku çdo tingull
paraqitej me një shenjë të posaçme.
Sipas dëshmive prehistorike, këto shkronja
u sollën nga detarët fenikas në
Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet te
Herodoti dhe Diodori, thotë se të parët
që morën shkronjat nga kolonët fenikas
ishin "pellazgët jonikë", që mund të ketë
ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit XVI
para erës së re.
Shkenca gjuhësore shqiptare ka
pranuar faktin historik se gjuha shqipe
është shkruar qysh herët dhe se janë
përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti,
në librin "Rrethimi i Shkodrës" (1504),
thotë se kishte përdorur burime historike
që flisnin për krijimin e Shkodrës
të shkruara "në gjuhën e popullit", pa
përmendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar.
Po të merret me mend se në ato
burime ka qenë përdorur alfabeti latin,
atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm
që njihet gjer sot për këtë çështje,
francezit Gulielm Adae, i njohur me
emrin Brokard Monaku, është një provë
e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja
latine qysh në lashtësi. Gulielm
Adae, në një kumtim latinisht të vitit
1332, shkruante se shqiptarët, sado që
kishin "një gjuhë krejt të ndryshme nga
ajo e latinëve…, në librat e tyre përdorin
shkronjat latine". Por nuk thotë në
cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa
kohe ishin në përdorim ato shkronja.
Gjurma e parë që haset mbi përdorimin
e alfabetit latin në Shqipëri është
e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë
shkruar e ashtuquajtura "Formulë e
Pagëzimit". Mendohet se ky dorëshkrim
shqip, me shkronja latine, është lënë
prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit
të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli
udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin
vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin
mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha,
duke përdorur shqip formulën që autori
e shkruan kështu: "Unte‘ paghesont
premenit Atit et birit et spertit senit"
("Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e
Shpirtit të Shenjtë".) Është dokumenti
më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon
për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin
e shqipes. Këtë dokument e zbuloi
historiani rumun, Nicolae Jorga.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin
në shkrimin e gjuhës shqipe është i
vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një
fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von
Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete
bregdetare shqiptare, shënon
numërorët themelorë nga njëshi deri në
njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje,
pyetje e zotime), si dhe
njëzetegjashtë fjalë.
Me "Mesharin" (1555) e Gjon Dedë
Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më
e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe
pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit
latin, krijoi, përshtati apo huazoi
edhe disa shenja a shkronja të një lloji
tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj
e zëra se latinishtja. Ndërtimi dhe
cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura
nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht
nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin
dhe transkriptimin e "Mesharit".
Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht
shkronjat e alfabetit latin në një
vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë
Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis
viteve 1560-1619. Ishte nga fshati
Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët
e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin
italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku,
Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat
e alfabetit latino-italian.
Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si
Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi,
e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e
shkruan shqipen kryesisht me alfabetin
latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëmbëllejnë
ku më shumë e ku më pak më
njëra-tjetrën.
Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës
i panë të papërshtatshme ABC-të
e gjertanishme të ndërthurura me huazime
të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve
të huaja, prandaj iu përveshën
punës për ndërtimin e një ABC-je të
veçantë të shqipes.
ABC-të e ndryshme për shkrimin e
shqipes kanë qenë të shumta dhe të
shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos
gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin
politik e kulturor, u bë frymëzuesja
e fuqishme për atdhetarët e ditur që
të krijonin një ABC shqip, të përshtatshme
dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit
e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje,
u ngrit në Stamboll "Shoqëria e të shtypurit
shkronja shqip". Sipas një burimi
të kohës përmenden si anëtarë të
kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan
Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto
Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend
edhe Zija dhe Ali Danishin nga
Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante:
"Vetëm me anën e shkronjave shqipe
dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u
përhapur dritat e shkencës, kanë për të
ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e
qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun
e shqiptarëve" (Vep. cit. f.138).
"Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip",
që njihet edhe si Komisioni i ABCsë,
pranoi njëzëri ABC-në e Sami
Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave
të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme
nuk janë të njëzëshme. Njëri prej
tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja,
ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të
përbëra, të sendërzuara a të huajtura
nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër
thotë se 25 prej shkronjave ishin latine,
6 sllave dhe 5 greke. Kjo ABC përbëhej
pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore
dhe 29 bashkëtingëllore.
Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo
ABC u përmblodh brenda një abetareje
prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE
E GJUHËS SHQIP". Kjo ABC u
botua në 20000 kopje dhe u shpërnda
në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë
shqiptare brenda dhe jashtë sulltanatit
osman. Me të u botuan fletoret "Drita" e
"Dituria", librat e vëllezërve Frashëri
dhe plot vepra e fletore të tjera.
Kundër ABC-së së "Shoqërisë të të
shtypurit të shkronjave shqip" u sulën
në një front të përbashkët armiqësor që
nga oborri osman, Patrikana e Fanarit
dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e
deri te qeveritë frënge, greke, serbe,
malazeze etj. Nuk mbetën pas tyre as
krerët e "Shoqërisë biblike britanike
dhe për vendet e huaja". Mirëpo përpjekjet
e tyre dhe të gjithë armiqve të
tjerë, dështuan.
Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria
e parë kombëtare shqiptare në lëmin e
penës shqiptare, "e para farë për një
punë të tillë", siç i shkruante Sotir
Kolesë, Jani Vretoja.
Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek
arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në
Greqi.
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të
shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm
i veprimeve për hartimin e një
ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare.
Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh
shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën
shoqërinë "Bashkimi" dhe krijuan
një ABC të posaçme, të quajtur "ABC-ja
e Bashkimit". ABC-ja u botua në librin
"ABETARI".
Një grup tjetër shkodranësh të
penës, me Ndre Mjedën në krye, në
vitin 1901 krijoi shoqërinë "Agimi"; po në
këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një
ABC të ndryshme nga ajo e "Bashkimit".
ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës,
u vu menjëherë në përdorim dhe zuri
vend të parë.
"Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe"
u mbajt në Manastir më nëntor
1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë
brezave atdhetarësh dhe njerëzve të
penës.
Thirrja e kongresit u prit me gëzim
nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Gramenua
në një reportazh të gjatë për këtë
ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe
me sa padurim prisnim ditën e Kongresit
të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi
ishte në delegatët".
"Tubimi historik i Manastirit nuk ishte
thjesht një mbledhje gjuhëtarësh,
por një kongres kombëtar për çështjet
më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare",
shkruan Uran Butka.
Në kongres morën pjesë 32 delegatë,
që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri
të ndryshme atdhetare e kulturore,
brenda dhe jashtë vendit. Mihal Gramenua
përmend edhe Parashqevi Qirjazin,
si e dërguara e shkollës së çupave
të Korçës. Por Gramenua shton se ishte
e pranishme edhe Filomena A. Bonati,
mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar
me dëshirën e vet për të shoqëruar
Parashqevi Qirjazin.
Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh
me vota të fshehta atdhetari i madh
dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si
nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe
Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte
28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga
Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar;
u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë
Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami.
Ditën e tretë të punimeve të kongresit
i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh
komisioni i ABC-së. Kryetar i Komisionit
të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar
Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda,
Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli
etj.
"Pikërisht se Mit‘hat Frashëri ishte
kryetar i Kongresit të Manastirit dhe
Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të
Unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia
komuniste e anashkaloi
dhe e censuroi këtë kongres, vendimet
dhe pjesëmarrësit".
Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe
dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas,
në mënyrë të pavarur. Grupet
patën diskutime të ashpra për zgjedhjen
e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën
aq sa u rrezikua edhe kompromisi.
Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit
kompromisi historik. Në procesverbalin
e mbledhjes lexohet: "Te nesërmen
nadje, para se të fillonim mbledhjen e
komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te
Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy
alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të
shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia
paraqiti vetë komisionit". Mjeda ia paraqiti
alternativat komisionit, ndërkohë
që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë
ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti
se ABC-ja e Stambollit është e mirë e mbi
baza latine, por për të shtypurit e librave
shqip ka vështirësi, ndaj duhet një ABC
thjesht latine. Më në fund u vendos të
përdoreshin të dyja ABC-të paralelisht
dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres
tjetër në Janinë, i cili do të vendoste
përfundimisht për ABC-në dhe ortografinë
e gjuhës shqipe.
Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash
të shumta, shkruan studiuesi
Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën
së bashku dhe vendosën të mbahej
ABC-ja e Shoqërisë së shkronjave "me
nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas
saj një ABC "krejt me germa latine, duke
bashkuar dy shkronja për ata tinguj që
kemi nevojë për gjuhën shqipe". Poshtë
nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit
të posaçëm shënohet: "Vendimin
e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë
delegatë, të cilët po e nënshkruajnë
duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur"
("Nëpër udhën e penës shqiptare",
1984, f.2007).
"Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe"
është ngjarja më e shënuar kombëtare
në prag të shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
"Njësimi i ABC-ve, shkruante Mit‘hat
Frashëri, është pema e parë e Kongresit.
Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më
të madhe dhe më të bukur dhe kjo është
bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një
ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku
pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe
jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku
pamë krah për krah gegë dhe toskë, të
krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe
priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi
të përjetshëm të shqiptarëve", përfundon
Mit‘hat Frashëri.
vjet nga Kongresi i Manastirit,
ose siç thuhet, "Kongresi i alfabetit
të gjuhës shqipe"
Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të
lashta në familjen e gjuhëve indoevropiane,
është dëshmi e fuqishme e identitetit
kombëtar dhe faktor kryesor në
mbijetesën e vetë kombit.
Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar
nga autoritetet shkencore dhe akademike
botërore, dëshmon njëkohësisht
lashtësinë e kombit, popullit shqiptar,
që e ka krijuar, e ka folur, e ka
zhvilluar dhe e ka ruajtur deri në ditët
tona. Gjuha shqipe zotëron cilësi të larta
linguistike dhe është e aftë të japë
shqip kryeveprat e letërsisë botërore;
shqipja është gjuhë e një kulture
qytetëruese.
ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe
shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e
tyre. Ato kanë ecur në një udhë të gjatë
dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje
të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e
pengesa të panumërta. Lëvizja për ABCnë
dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë
përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore
të kombit tonë, ka hasur në
kundërshtime dhe qëndrime negative
të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë
përpara duke pasur pishtarët e vet.
Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip
u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare
dhe pas saj. Pas daljes në dritë
të "Abetares" së Naum Bredhit, lëvizja
për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan
përherë e më rreptë nga oborri osman
dhe athino-fanaritët jo më si një
dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike.
Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari
ynë i njohur, do të lëshonte alarmin:
"Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk
do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të
ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk
do të shënohet më emri shqiptar ndë
kartë të botës" ("Nëpër udhën e penës
shqiptare", f.7).
Përpjekjet e Rilindësve për gjuhën
shqipe, për shkollën shqipe, kishin si
hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je
shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC
t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë
gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike
dhe atyre të shqiptimit.
Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, që
kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëritjetrin:
vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku
dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2
mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin
e madh të parë, të cilët ndërtuan shkronjat
dhe shkrimin alfabetik, ku çdo tingull
paraqitej me një shenjë të posaçme.
Sipas dëshmive prehistorike, këto shkronja
u sollën nga detarët fenikas në
Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet te
Herodoti dhe Diodori, thotë se të parët
që morën shkronjat nga kolonët fenikas
ishin "pellazgët jonikë", që mund të ketë
ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit XVI
para erës së re.
Shkenca gjuhësore shqiptare ka
pranuar faktin historik se gjuha shqipe
është shkruar qysh herët dhe se janë
përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti,
në librin "Rrethimi i Shkodrës" (1504),
thotë se kishte përdorur burime historike
që flisnin për krijimin e Shkodrës
të shkruara "në gjuhën e popullit", pa
përmendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar.
Po të merret me mend se në ato
burime ka qenë përdorur alfabeti latin,
atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm
që njihet gjer sot për këtë çështje,
francezit Gulielm Adae, i njohur me
emrin Brokard Monaku, është një provë
e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja
latine qysh në lashtësi. Gulielm
Adae, në një kumtim latinisht të vitit
1332, shkruante se shqiptarët, sado që
kishin "një gjuhë krejt të ndryshme nga
ajo e latinëve…, në librat e tyre përdorin
shkronjat latine". Por nuk thotë në
cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa
kohe ishin në përdorim ato shkronja.
Gjurma e parë që haset mbi përdorimin
e alfabetit latin në Shqipëri është
e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë
shkruar e ashtuquajtura "Formulë e
Pagëzimit". Mendohet se ky dorëshkrim
shqip, me shkronja latine, është lënë
prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit
të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli
udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin
vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin
mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha,
duke përdorur shqip formulën që autori
e shkruan kështu: "Unte‘ paghesont
premenit Atit et birit et spertit senit"
("Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e
Shpirtit të Shenjtë".) Është dokumenti
më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon
për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin
e shqipes. Këtë dokument e zbuloi
historiani rumun, Nicolae Jorga.
Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin
në shkrimin e gjuhës shqipe është i
vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një
fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von
Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete
bregdetare shqiptare, shënon
numërorët themelorë nga njëshi deri në
njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje,
pyetje e zotime), si dhe
njëzetegjashtë fjalë.
Me "Mesharin" (1555) e Gjon Dedë
Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më
e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe
pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit
latin, krijoi, përshtati apo huazoi
edhe disa shenja a shkronja të një lloji
tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj
e zëra se latinishtja. Ndërtimi dhe
cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura
nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht
nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin
dhe transkriptimin e "Mesharit".
Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht
shkronjat e alfabetit latin në një
vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë
Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis
viteve 1560-1619. Ishte nga fshati
Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët
e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin
italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku,
Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat
e alfabetit latino-italian.
Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si
Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi,
e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e
shkruan shqipen kryesisht me alfabetin
latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëmbëllejnë
ku më shumë e ku më pak më
njëra-tjetrën.
Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës
i panë të papërshtatshme ABC-të
e gjertanishme të ndërthurura me huazime
të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve
të huaja, prandaj iu përveshën
punës për ndërtimin e një ABC-je të
veçantë të shqipes.
ABC-të e ndryshme për shkrimin e
shqipes kanë qenë të shumta dhe të
shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos
gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin
politik e kulturor, u bë frymëzuesja
e fuqishme për atdhetarët e ditur që
të krijonin një ABC shqip, të përshtatshme
dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit
e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje,
u ngrit në Stamboll "Shoqëria e të shtypurit
shkronja shqip". Sipas një burimi
të kohës përmenden si anëtarë të
kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan
Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto
Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend
edhe Zija dhe Ali Danishin nga
Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante:
"Vetëm me anën e shkronjave shqipe
dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u
përhapur dritat e shkencës, kanë për të
ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e
qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun
e shqiptarëve" (Vep. cit. f.138).
"Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip",
që njihet edhe si Komisioni i ABCsë,
pranoi njëzëri ABC-në e Sami
Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave
të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme
nuk janë të njëzëshme. Njëri prej
tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja,
ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të
përbëra, të sendërzuara a të huajtura
nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër
thotë se 25 prej shkronjave ishin latine,
6 sllave dhe 5 greke. Kjo ABC përbëhej
pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore
dhe 29 bashkëtingëllore.
Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo
ABC u përmblodh brenda një abetareje
prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE
E GJUHËS SHQIP". Kjo ABC u
botua në 20000 kopje dhe u shpërnda
në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë
shqiptare brenda dhe jashtë sulltanatit
osman. Me të u botuan fletoret "Drita" e
"Dituria", librat e vëllezërve Frashëri
dhe plot vepra e fletore të tjera.
Kundër ABC-së së "Shoqërisë të të
shtypurit të shkronjave shqip" u sulën
në një front të përbashkët armiqësor që
nga oborri osman, Patrikana e Fanarit
dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e
deri te qeveritë frënge, greke, serbe,
malazeze etj. Nuk mbetën pas tyre as
krerët e "Shoqërisë biblike britanike
dhe për vendet e huaja". Mirëpo përpjekjet
e tyre dhe të gjithë armiqve të
tjerë, dështuan.
Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria
e parë kombëtare shqiptare në lëmin e
penës shqiptare, "e para farë për një
punë të tillë", siç i shkruante Sotir
Kolesë, Jani Vretoja.
Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek
arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në
Greqi.
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të
shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm
i veprimeve për hartimin e një
ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare.
Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh
shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën
shoqërinë "Bashkimi" dhe krijuan
një ABC të posaçme, të quajtur "ABC-ja
e Bashkimit". ABC-ja u botua në librin
"ABETARI".
Një grup tjetër shkodranësh të
penës, me Ndre Mjedën në krye, në
vitin 1901 krijoi shoqërinë "Agimi"; po në
këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një
ABC të ndryshme nga ajo e "Bashkimit".
ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës,
u vu menjëherë në përdorim dhe zuri
vend të parë.
"Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe"
u mbajt në Manastir më nëntor
1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë
brezave atdhetarësh dhe njerëzve të
penës.
Thirrja e kongresit u prit me gëzim
nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Gramenua
në një reportazh të gjatë për këtë
ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe
me sa padurim prisnim ditën e Kongresit
të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi
ishte në delegatët".
"Tubimi historik i Manastirit nuk ishte
thjesht një mbledhje gjuhëtarësh,
por një kongres kombëtar për çështjet
më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare",
shkruan Uran Butka.
Në kongres morën pjesë 32 delegatë,
që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri
të ndryshme atdhetare e kulturore,
brenda dhe jashtë vendit. Mihal Gramenua
përmend edhe Parashqevi Qirjazin,
si e dërguara e shkollës së çupave
të Korçës. Por Gramenua shton se ishte
e pranishme edhe Filomena A. Bonati,
mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar
me dëshirën e vet për të shoqëruar
Parashqevi Qirjazin.
Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh
me vota të fshehta atdhetari i madh
dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si
nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe
Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte
28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga
Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar;
u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë
Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami.
Ditën e tretë të punimeve të kongresit
i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh
komisioni i ABC-së. Kryetar i Komisionit
të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar
Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda,
Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli
etj.
"Pikërisht se Mit‘hat Frashëri ishte
kryetar i Kongresit të Manastirit dhe
Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të
Unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia
komuniste e anashkaloi
dhe e censuroi këtë kongres, vendimet
dhe pjesëmarrësit".
Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe
dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas,
në mënyrë të pavarur. Grupet
patën diskutime të ashpra për zgjedhjen
e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën
aq sa u rrezikua edhe kompromisi.
Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit
kompromisi historik. Në procesverbalin
e mbledhjes lexohet: "Te nesërmen
nadje, para se të fillonim mbledhjen e
komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te
Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy
alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të
shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia
paraqiti vetë komisionit". Mjeda ia paraqiti
alternativat komisionit, ndërkohë
që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë
ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti
se ABC-ja e Stambollit është e mirë e mbi
baza latine, por për të shtypurit e librave
shqip ka vështirësi, ndaj duhet një ABC
thjesht latine. Më në fund u vendos të
përdoreshin të dyja ABC-të paralelisht
dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres
tjetër në Janinë, i cili do të vendoste
përfundimisht për ABC-në dhe ortografinë
e gjuhës shqipe.
Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash
të shumta, shkruan studiuesi
Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën
së bashku dhe vendosën të mbahej
ABC-ja e Shoqërisë së shkronjave "me
nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas
saj një ABC "krejt me germa latine, duke
bashkuar dy shkronja për ata tinguj që
kemi nevojë për gjuhën shqipe". Poshtë
nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit
të posaçëm shënohet: "Vendimin
e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë
delegatë, të cilët po e nënshkruajnë
duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur"
("Nëpër udhën e penës shqiptare",
1984, f.2007).
"Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe"
është ngjarja më e shënuar kombëtare
në prag të shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
"Njësimi i ABC-ve, shkruante Mit‘hat
Frashëri, është pema e parë e Kongresit.
Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më
të madhe dhe më të bukur dhe kjo është
bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një
ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku
pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe
jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku
pamë krah për krah gegë dhe toskë, të
krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe
priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi
të përjetshëm të shqiptarëve", përfundon
Mit‘hat Frashëri.