Drama irlandeze për Shqipërinë
Janë të shumta arsyet që e shtynë Artur
Lenën, të përkthente në shqip
"Fërshëllima në errësirë"... Nuk ish
te vetëm për faktin se Tom Mërfi është
një nga dramaturgët bashkëkohorë më
të mëdhenj irlandez. E as për faktin se krijimtaria
e tij numëron shumë vepra të njohura...
Madje, as për atë arsyen që mund
të shtyjë këdo që është në kërkim të suksesit,
duartrokitjet e mëdha që i kushtohen
veprës sa herë vihet në skenë... Qysh
kur lexoi para dy vitesh një raport të "Amnisty
International" për dhunën ndaj
grave shqiptare, atë material tronditës,
Artur Lena krijoi bindjen se kjo dramë i
nevojitej shoqërisë shqiptare... E përktheu!
Regjisori Spiro Duni ka nisur përgatitjet
për ta ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar
në Tiranë. Edhe aktorët i ka
përzgjedhur. Reshat Arbana "Artist i Popullit",
Bujar Asqeriu, Naum Shundi, Anila
Bisha, Dritan Borici, Sokol Angjeli, Saimir
Sina, e Roland Saro janë trupa e aktorëve
të angazhuar në këtë vënie në skenë të
"Fërshëllima në errësirë" të autorit irlandez
Tom Mërfi. Të gjithë janë në pre të emocioneve,
duket se vepra që pritet të ngjitet
në skenën e TK-së në fund të muajit nëntor,
ose në fillim të muajit dhjetor, është një
premierë e vështirë dhe emocionuese mbi
të gjitha. Në hollin e Teatrit Kombëtar, pas
konferencës për shtyp, aktorët dhe
regjisori lëvizin tutje-tëhu. Flasin pak, diku
edhe ndonjë e qeshur... Nuk janë më ata,
mendojnë për personazhet, janë bërë
pjesë e tyre... "Nuk mundem të flas tani,
po e përjetoj tepër këtë personazh... Emocionet
që përjetoj janë të forta, më duhet
një kohë sa të njihem me të... Nuk flas dot,
më lini pak kohë", thotë Reshat Arbana, i
cili i rikthehet skenës pas vitesh mungese.
Kur Tom Mërfi shkroi "Fërshëllima në
errësirë", ishte vetëm 24 vjeç, që atëherë
drama është vënë në skenë mijëra herë.
"Fërshëllima në errësirë" përherë ka ngjallur
emocione të forta te spektatori.
"Ndonëse është pjesë irlandeze, ajo i flet
më shumë spektatorit shqiptar tani, sesa
vetë irlandezeve. Vepra, siç thotë edhe
vetë Tom Mërfi, është e denjë për një studim
sociologjik, pasi aty kemi shumë
tema të fuqishme siç është dhuna në
familje, marrëdhëniet në familje, në një
shoqëri klanore si kjo jona, problemet e
identitetit, mendimi për t‘u pasuruar
shpejt e me çdo mjet. Nuk e di sa do të
jetë në gjendje që drama t‘i përcjellë spektatorit
shqiptar mesazhet e Tom Mërfit,
por unë uroj të bëhet më e mira", thotë
përkthyesi i veprës, Artur Lena.
Ai, që kur e lexoi për herë të parë, mendoi
se kjo ishte pikërisht pjesa që i duhej
Shqipërisë. "E them këtë, duam apo
s‘duam, ne mbetemi ende një shoqëri
klanore dhe sot jemi bërë një vend që
prodhojmë emigrantë, si Irlanda në vitet
gjashtëdhjetë. Një e treta e të gjithë shqiptarëve
sot jetojnë në emigracion. Kjo
është një dramë për problemet e emigracionit
dhe pasojat që sjell ai", vazhdon ai.
"Fërshëllima në errësirë" është një vepër
e cila ka shumë dhunë, por këtu qëndron
edhe merita e autorit, sepse nëpërmjet
dhunës, ai dërgon mesazhin e qartë,
duke e dënuar atë. Por dhuna e heshtur
lë pasoja edhe më të mëdha te personazhet.
Autori lë të kuptosh se kjo formë të
vepruari është fare e kotë dhe ajo ka pasoja
të tmerrshme jo vetëm në familje,
por edhe në shoqëri. Drama është një
akuzë e fortë kundër dhunës. "Mjerisht,
dhuna është përhapur gjithandej në shoqërinë
shqiptare, ndaj uroj që kjo pjesë t‘i
bëj shqiptarët t‘i vënë gishtin kokës dhe
të mendojnë e të diskutojnë më shumë
për dhunën në shoqëri. Problemi i gruas
në familje në një shoqëri maskiliste, si ajo
jona, ngrihet fuqishëm në këtë dramë dhe
janë gratë ato, që duhet të mendojnë më
shumë për dhunën (qoftë kjo e hapur,
qoftë e fshehtë) që ushtrohet ndaj tyre
në familjen shqiptare. Unë këmbëngula
që vepra të vihej në skenë dhe jam
shumë i lumtur që kjo do të realizohet",
shton Artur Lena. "Fërshëllimë në errësirë"
është ngjitur në skenë për herë të
parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri sot
të ketë sukses të padiskutueshëm në
shumë skena të botës. Motivi që e
udhëheq regjisorin Spiro Duni në këtë
vepër është problemi i madh i dhunës
brenda familjes dhe plagët e emigracionit.
Probleme që në ditët tonë janë më
aktualet për Shqipërinë postkomuniste.
Do të nënvizohet gjithashtu, mënyra se
si një familje funksionon në opinionin
shoqëror dhe si funksionon brenda
mureve të shtëpisë. Vepra do të vijë me
ritëm të lartë, dramacitet dhe elegancë
skenike. Tom Mërfi ka lindur në Galway
të Irlandës, në vitin 1935. Ka shkruar 25
drama dhe romane deri sot. Puna e tij e
madhe si dramaturg ka fituar admirimin
e shumë audiencave teatrale në sallat më
prestigjioze të botës. Në përgjithësi, veprat
e tij janë larg sentimentalizmave
dramatike, por me konflikte të ashpër
dhe me fund tragjik.