Vjen i shqipëruar "Skënderbeu"
Oliver Jens Shcmitt, do të prezantojë "Skënderbeun" në
gjuhën shqipe. Vepra e profesorit të historisë së
Evropës Juglindore, pranë Universitetit të Vjenës, vjen
e shqipëruar prej Ardian Klosit. "Skënderbeu" është monografia
e dytë e madhe për Arbërinë e shekullit 15, shkruar prej prof.
Schmitt pas botimit në vitin 2007
të veprës "Arbëria venedike". Në
këtë vëllim kushtuar Skënderbeut,
profesor Oliver Jens Schmitt,
ka përdorur metodën e fokusimit
shumëplanësh të protagonistit.
Në këtë vepër, Schmitt shkëputet
nga jetëshkrimet tradicionale për
Gjergj Kastriotin. Ndërsa analiza
shkencore dhe dokumentacioni
tejet i pasur mbështesin edhe më
fort zbërthimin e një mitologjie që
mbretëron prej njëqindvjeçari te
ne. Oliver Jens Schmitt, në veprën e tij, shkruan se jeta dhe
kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të
prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u
shpartallua nga osmanët. Ndërsa e quan gati emblematike
vetminë e Skënderbeut në ditët e tij të fundit... "Vetëm se bota
pas tij nuk deshi të dinte për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një
hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër perandorisë
osmane. Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh si hero
vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim,
ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura
tragjike e një periudhe kur po ndryshonin kohët", vazhdon më
tej profesori i historisë në Universitetin e Vjenës. "Skënderbeu"
do të promovohet më 10 nëntor në ambientet e Muzeut Historik
Kombëtar.