E Diel, 1 Nëntor 2026

Aty ku nafta kthehet në art

Nëpërmjet instilacioneve, videove, skulpturave, fotove, pik
turave e vizatimeve me naftë, do të vijë sot në Galerinë Ko
mbëtare të Arteve projekti "Marinza"... Ajo i kushtohet pikërisht
Marinzës, një zone naftëmbajtëse në Rrethin e Fierit. Artisti Eltjon
Valle është angazhuar në një kërkim kompleks të përpunuar në
mënyra të ndryshme veprimi të
përqendruara mbi një lëndë të parë
të një rëndësie të madhe, siç është
nafta. Duke futur në lojë në një projekt
artistik naftën, dhe bashkë me
të edhe gjithë çka ajo simbolizon,
është një sfidë jo e vogël. Eltjon Valle
e ka bërë duke ia dalë të transformojë
me efikasitet të lartë, një eksplorim
në terren (e pikërisht mbi
një zonë të veçantë të fushave naftëmbajtëse
në Shqipëri) në një
ndërmarrje të mbushur me energji
estetike origjinale, që duke filluar nga problematikat e një situate të
kufizuar reale, i jep jetë një vizioni të shumëfishtë në nivele të ndryshëm.
Tema qendrore e punës së tij ka një natyrë të fortë ekologjike.
Projekti i Valles parashikon realizimin e ndërhyrjeve mbi një sërë
pusesh nafte, me qëllim transformimin e kushtit paraprak të shkatërrimit
të natyrës në një sinjal të fortë estetik, që shpreh vullnetin
për kthimin në të kundërt të kësaj tendence për sa i takon së
ardhmes. Ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë është
një shumësi dokumentesh nga kjo punë në zhvillim, por jo në kuptimin
banal të përshkrimit. Faktet informuese, hartat topografike,
imazhet fotografike dhe video, si dhe vetë nafta, bëhen materiale
për një seri punësh që së bashku formojnë një instalacion ambiental
me elemente të ndërlidhur ngushtësisht. Ekspozita kurohet nga
italiani Francesco Poli dhe Rubens Shima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›