Masiela Lusha: Ja pse shkruaj poezi
Pasioni i Masiela Lushës
nuk është vetëm ekrani.
Aktorja me origjinë shqiptare
e ngriti emrin e saj
në botën e madhe të kinematografisë.
Por heshtur, para se
ajo të bëhej vajza e ndjekur nga
blicet fotografike, hidhte rreshta
poezish. Një anë jo shumë e njohur
e saj mes fansave shqiptarë.
Në vargjet e veta ajo shpreh gjithçka
ndjen dhe reflekton ndjesitë e
një kontakti të vazhdueshëm me
realitetin. Tashmë i ka botuar dy
libra me poezi: "Inner Thoughts"
në vitin 1999 dhe "Drinking Moon"
në vitin 2005. Ndërkohë që një
tjetër libër me poezi i shkruar prej
saj, i titulluar "Amore Celeste", do
të botohet në vitin 2009. Pse shkruan
Masiela? "Çfarë më frymëzon
mua… Bota. Poezia është mënyra
më e mirë e shprehjes së eksperiencave
njerëzore. Poezia po
rindërton rrugën e jetës së familjes
sime. Mamaja ime është poete.
Po ashtu edhe halla ime që ndodhet
në Vjenë. Kështu që gjithnjë
kam pasur një afeksion ndaj shprehjes
letrare. Fjalët janë mjetet më
të fuqishme që
kemi ne qeniet
njerëzore për të
mposhtur luftërat
dhe për të thurur
ëndrrat. Fjalët kanë
ngjyrën e tyre, ashtu
si edhe emocionet.
Përmes poezisë,
ju mund të pikturoni
një pjesë të
filozofisë", shprehet
aktorja e re. Në
të gjen poezi romantike,
poezi
ndjesish, por edhe
të frymëzuara nga
figura të njohura
siç është Nënë Tereza. Masiela ishte
vetëm 12 vjeçe kur ka shkruar
poezitë e vëllimit të saj të parë "Inner
Thoughts". Ajo shprehet se
historitë që hodhi në rreshta ishin
të sajat. Po ashtu edhe rregullat.
Të sajat ishin edhe figurat që përdorte.
"Fakti që shkrova ‘Inner
Thoughts‘ më ndihmoi mua të arrija
qartësinë e gjithë vëzhgimit që
kisha bërë për jetën. Eksperienca e
të shkruarit poezi, gjithashtu më
ndihmoi të krijoja një sens poetik të
formave dhe të figurave abstrakte",
shprehet ajo. Ishte vetëm 7 vjeçe
kur familja e saj emigroi drejt Shteteve
të Bashkuara të Amerikës.
Më së pari ajo filloi të punonte si
modele. U desh një audicion i
mbajtur në Los Anxhelos, që Lusha
të binte në sy mes 600 aspirantëve
për t‘u bërë aktorë. Në atë kohë ishte
vetëm 13 vjeçe. Ngadalë ngjiti
shkallët e Hollivudit. Tashmë ajo
është e njohur për portretin e vajzës
adoleshente Carmen në serialin
"George Lopez". Në vazhdim të serialeve
televizive ajo interpretoi në
krah të Tara Taylor në dramën
"Cherry Bomb" (2004). Ndërkohë
që për interpretimin e saj si aktore
e re është vlerësuar me disa çmime.
Interpretime të tjera të saj u përkasin
filmave "Father‘s Love" (2000),
"Muertas" (2007), "Blood: The Last
Vampire" (2008) dhe është duke
punuar për "Ballad of Broken Angels:
Harmony". Vetëm pak kohë më
parë, Masiela Lusha u shfaq në të
parin film shqiptar. Ajo ishte pjesë
e kastit të aktorëve të filmit të Fatmir
Koçit, "Koha e Kometës", në të
cilin u përpoq të interpretonte edhe
në gjuhën shqipe. Sigurisht që aktrimin
ajo e quan profesion. Të shkruarit
mbetet një pasion që po e
kultivon gjithnjë e më shumë, jo
vetëm në poezi. Këtë vit, Masiela
Lusha ka botuar edhe novelën e saj
të parë. Me një titull shqip. "Besa"
është një legjendë ballkanike për
familjen. "Frymëzimi im poetik u
shfaq kur isha në klasën e gjashtë.
Mësuesja ime, zonja Presta, më
inkurajonte t‘i lexoja poezitë e mia
në klasë. Më parë i kisha mbajtur të
fshehura. Nuk kisha ndërmend që
emocionet dhe pasiguritë e mia t‘i
ndaja me të tjerët. Por mësova ta
pranoja këtë anë të krijueshmërisë
sime. Që atëherë nuk kam ndaluar
më. Unë e shoh poezinë si detaje
të shkëputura të natyrës, të
hedhura në një copë të mrekullueshme
arti, e ngjyrosur me fjalë.
Jam me fat që kam jetuar dhe jam
rritur në kultura të ndryshme. Kjo
më ngjall kuriozitetin për njerëzit
dhe për atë se çfarë projektohet
në mendjet e tyre. Kam nevojë të
gjej një mënyrë që të filtroj gjithë
vëzhgimet e mia. Ndonjëherë ajo
që shoh është aq shumë abstrakte,
sa e kam të vështirë ta
përshkruaj në një prozë të thjeshtë.
Prandaj shkruaj poezi.
nuk është vetëm ekrani.
Aktorja me origjinë shqiptare
e ngriti emrin e saj
në botën e madhe të kinematografisë.
Por heshtur, para se
ajo të bëhej vajza e ndjekur nga
blicet fotografike, hidhte rreshta
poezish. Një anë jo shumë e njohur
e saj mes fansave shqiptarë.
Në vargjet e veta ajo shpreh gjithçka
ndjen dhe reflekton ndjesitë e
një kontakti të vazhdueshëm me
realitetin. Tashmë i ka botuar dy
libra me poezi: "Inner Thoughts"
në vitin 1999 dhe "Drinking Moon"
në vitin 2005. Ndërkohë që një
tjetër libër me poezi i shkruar prej
saj, i titulluar "Amore Celeste", do
të botohet në vitin 2009. Pse shkruan
Masiela? "Çfarë më frymëzon
mua… Bota. Poezia është mënyra
më e mirë e shprehjes së eksperiencave
njerëzore. Poezia po
rindërton rrugën e jetës së familjes
sime. Mamaja ime është poete.
Po ashtu edhe halla ime që ndodhet
në Vjenë. Kështu që gjithnjë
kam pasur një afeksion ndaj shprehjes
letrare. Fjalët janë mjetet më
të fuqishme që
kemi ne qeniet
njerëzore për të
mposhtur luftërat
dhe për të thurur
ëndrrat. Fjalët kanë
ngjyrën e tyre, ashtu
si edhe emocionet.
Përmes poezisë,
ju mund të pikturoni
një pjesë të
filozofisë", shprehet
aktorja e re. Në
të gjen poezi romantike,
poezi
ndjesish, por edhe
të frymëzuara nga
figura të njohura
siç është Nënë Tereza. Masiela ishte
vetëm 12 vjeçe kur ka shkruar
poezitë e vëllimit të saj të parë "Inner
Thoughts". Ajo shprehet se
historitë që hodhi në rreshta ishin
të sajat. Po ashtu edhe rregullat.
Të sajat ishin edhe figurat që përdorte.
"Fakti që shkrova ‘Inner
Thoughts‘ më ndihmoi mua të arrija
qartësinë e gjithë vëzhgimit që
kisha bërë për jetën. Eksperienca e
të shkruarit poezi, gjithashtu më
ndihmoi të krijoja një sens poetik të
formave dhe të figurave abstrakte",
shprehet ajo. Ishte vetëm 7 vjeçe
kur familja e saj emigroi drejt Shteteve
të Bashkuara të Amerikës.
Më së pari ajo filloi të punonte si
modele. U desh një audicion i
mbajtur në Los Anxhelos, që Lusha
të binte në sy mes 600 aspirantëve
për t‘u bërë aktorë. Në atë kohë ishte
vetëm 13 vjeçe. Ngadalë ngjiti
shkallët e Hollivudit. Tashmë ajo
është e njohur për portretin e vajzës
adoleshente Carmen në serialin
"George Lopez". Në vazhdim të serialeve
televizive ajo interpretoi në
krah të Tara Taylor në dramën
"Cherry Bomb" (2004). Ndërkohë
që për interpretimin e saj si aktore
e re është vlerësuar me disa çmime.
Interpretime të tjera të saj u përkasin
filmave "Father‘s Love" (2000),
"Muertas" (2007), "Blood: The Last
Vampire" (2008) dhe është duke
punuar për "Ballad of Broken Angels:
Harmony". Vetëm pak kohë më
parë, Masiela Lusha u shfaq në të
parin film shqiptar. Ajo ishte pjesë
e kastit të aktorëve të filmit të Fatmir
Koçit, "Koha e Kometës", në të
cilin u përpoq të interpretonte edhe
në gjuhën shqipe. Sigurisht që aktrimin
ajo e quan profesion. Të shkruarit
mbetet një pasion që po e
kultivon gjithnjë e më shumë, jo
vetëm në poezi. Këtë vit, Masiela
Lusha ka botuar edhe novelën e saj
të parë. Me një titull shqip. "Besa"
është një legjendë ballkanike për
familjen. "Frymëzimi im poetik u
shfaq kur isha në klasën e gjashtë.
Mësuesja ime, zonja Presta, më
inkurajonte t‘i lexoja poezitë e mia
në klasë. Më parë i kisha mbajtur të
fshehura. Nuk kisha ndërmend që
emocionet dhe pasiguritë e mia t‘i
ndaja me të tjerët. Por mësova ta
pranoja këtë anë të krijueshmërisë
sime. Që atëherë nuk kam ndaluar
më. Unë e shoh poezinë si detaje
të shkëputura të natyrës, të
hedhura në një copë të mrekullueshme
arti, e ngjyrosur me fjalë.
Jam me fat që kam jetuar dhe jam
rritur në kultura të ndryshme. Kjo
më ngjall kuriozitetin për njerëzit
dhe për atë se çfarë projektohet
në mendjet e tyre. Kam nevojë të
gjej një mënyrë që të filtroj gjithë
vëzhgimet e mia. Ndonjëherë ajo
që shoh është aq shumë abstrakte,
sa e kam të vështirë ta
përshkruaj në një prozë të thjeshtë.
Prandaj shkruaj poezi.