E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 albanologë nga e gjithë bota në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe



Të hënën, ka nisur në Prishtinë Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari i 28-të Ndërkombëtar i Gjuhës, i Letërsinë dhe i Kulturës Shqiptare mbledh rreth 100 studiues shqiptarë dhe të huaj të gjuhës dhe letërsisë shqipe, me kumtesa nga tema të ndryshme të albanologjisë. Ky seminar synon të avancojë më tutje punën e tij nëpërmjet kurseve intensive të gjuhës shqipe për të huaj si dhe nëpërmjet ligjëratave nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Gjatë seminarit do të ketë disa seanca te referimeve shkencore; studiues shqiptarë dhe albanologë të huaj do të referojnë rezultatet e punës së tyre njëvjeçare për tema të ndryshme të albanologjisë. Prof.dr. Liman Matoshi, drejtor i seminarit, tha se “Duke ruajtur vazhdimësinë synohet që seminari për çdo vit të pasurohet dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion i veçantë.” Në sesionin shkencor të gjuhës, “tema bosht” është shqipja e folur dhe shqipja standarde, për të cilën do të paraqiten 62 kumtesa nga studiues shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në sesionin e letërsisë “temë boshti” do të jetë romani i sotëm shqiptar. Tryeza e seminarit sivjet do t'i kushtohet dy personaliteteve të shquara të kulturës tonë, gjuhëtarit të njohur Selma Riza me rastin e 100-vjetorit dhe shkrimtarit Jakov Xoxa, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes. Në programin e seminarit janë paraparë edhe vizita institucioneve shkencore, kulturore dhe historike të vendit.

20 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›